in

Lecce. Arrestohen 20 vetë në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës

Janë shkatërruar dy organizata me italianë e shqiptarë të tipit mafioz që i dedikoheshin trafikut të drogës dhe grabitjeve.

Romë, 14 dhjetor 2016 – Është mbyllur me operacionin e të hënës të koordinuar nga Drejtoria Investigative Antimafia e Lecces një hetim gjerë i nisur në gusht të vitit 2012 në provincat e Lecces, Pratos dhe Sassarit. Rreth 100 agjentë të DIA-s së Barit, Napolit, Reggio Calabrias, Catanzaros e Salerno-s kanë arrestuar 20 persona anëtarë të dy organizatave kriminale me akuzat e krijimit të shoqatës kriminale me karakter mafioz, trafikut e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe grabitje.

Mes të arrestuarve pesë janë shqiptarë, një prej të cilëve Kristaq Boçi, 46 vjeçar nga Vlora konsiderohet si kreu i njërës prej organizatave, që sillte nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha heroine.

Emrat e të arrestuarve janë Emiliano Sulka, 23-vjeçar rezident në Lizzanello, Bilal Bocaj, 48 vjeç rezident në Poggiardo, Pellumb Drenova, 56-vjeçar rezident në Montecchio Maggiore (Provinca e Vicenza-s), Klajd Hasanaj, 48-vjeçar rezident në Lecce, Alessandro Antonucci, 26 vjeç nga Lizzanello, Francesco De Cagna, 49-vjeçar nga Scorrano, Gabriella De Dominicis, 54-vjeçar nga Merine di Lizzanello, Francesca De Dominicis, 47-vjeçare nga Merine di Lizzanello, Giuseppe Grasso, 47-vjeçar nga Lecce; Alessandro Greco, 33-vjeçar nga Lecce, Maria Valeria Ingrosso, 37-vjeçare di Merine di Lizzanello, Andrea Leo, 36-vjeçar nga Vernole (detenuto), Mario Mandurrino, 28-vjeçar nga Lecce, Giuseppino Mero, 52-vjeçar nga San Cesario, Angelo Montinaro, 36-vjeçar nga Caprarica di Lecce, Francesco Mungelli, 39-vjeçar nga Lecce, Umberto Nicoletti, 39-vjeçar nga Lecce, Gianluca Spiri, 41-vjeçar nga Racale e Damiano Vignacastrisi, 31-vjeçar nga Matino.

 

Italiano L2, master online Icotea per insegnare agli immigrati

Minniti, Poletti e Alfano al governo dell’immigrazione … almeno per qualche mese