in

Lecce. Dhjetë vjet burg 38-vjeçarit për dhunë seksuale në familje

Është arrestuar një vit më parë për dhunë në familje e përdhunim edhe të vajzave të tij të mitura. Gjyqi i shkallës së parë e dënon me dhjetë vjet heqje lirie

Romë, 5 tetor 2012 – Është dënuar me 10 vjet burg për abuzimin mbi gruan dhe dy vajzat e mitura. Ky është dënimi i dhënë dje për një punëtor 38 vjeç shqiptar rezident në Carmiano të provincës së Lecces që u arrestua korrikun e vitit të shkuar, dhe për të cilin prokurori kishte kërkuar 18 vjet burg.

Sipas hetuesve, në epokën e ngjarjeve për të cilat është dënuar, 38-vjeçari shpesh kthehej në shtëpi i dehur dhe keqtrajtonte të shoqen, me fyerje dhe kërcënime.

Të njëjtin trajtim, madje edhe më të keq, u rezervonte të bijave njëra 10 tjetra 12 vjeçe të cilat, sipas hetuesve, i detyronte të kishin marrëdhënie seksuale me të, ndërsa të birin, edhe ky i mitur, e rrihte shpesh pa ndonje arsye të veçantë.

Hetimet mbi 38-vjeçarin kanë nisur pas paditjes të së shoqes, që pas episodit të njëqindtë të dhunës Brenda katër mureve të shtëpisë ka vendosur t’u tregojë gjithçka forcave të rendit. Janë marrë në pyetje edhe vajzat e djali që kanë konfirmuar dhunën e abuzimet e të atit.

Lexo edhe: Dhunë seksuale në familje. Arrestohet një 37vjeçar

Kurs i ri formimi e italishteje në Shqipëri, për t’u punësuar në Itali

Facebook, “kombi” i tretë në Botë për numër banorësh