in

Lecce. Sekuestrohen në bregdet rreth katër kuintalë marijuhanë

Gjatë një operacioni, mëngjesin e të dielës, forcat e rendit kanë sekuestruar në bregdet 12 çanta me drogë dhe një gomone gjashtëmetërshe

Romë, 14 janar 2013 – Në të gdhirë të së dielës, 13 janar, në Cesine, rreth 10 km në jug-lindje të Lecces, u sekuestruan rreth 381 kilogramë marijuhanë. Gjatë një patrullimi, rojet bregdetare dalloi një gomone rreth gjashtë metra të gjatë, dhe e ndoqi deri sa kjo mbërriti në breg. Ndërsa skafistët nxirrnin prej gomones disa çanta të mëdha (që më pas u zbulua se ishin plot me marijuhanë), forcat e rendit kanë ndërhyrë, por pa mundur të kapin asnjë prej tyre: me të kuptuar se ishin nën mbikëqyrjen e forcave të rendit, skafistët kanë lënë gjithçka dhe janë zhdukur pa lënë gjurmë në pyllin e pishave buzë bregdetit.

Droga ishte e paketuar më së miri dhe ishte e mbyllur në 12 çanta të mëdha. Sipas deklaratave të autoriteteve ka shumë mundësi që ajo të vinte nga Shqipëria, duke u nisur si nga cilësia dhe mënyra e ambalazhimit, ashtu dhe nga vendi ku është gjetur. Rezerva natyrore e Cesine-s është një prej pikave ku verifikohen shpesh mbërritje sasish të mëdha droge nga Shqipëria. Në fakt rasti i fundit duket fotokopje e një tjetri, të ndodhur as 20 ditë më parë. Operacioni i ditëve të Krishtlindjes çoi në sekuestrimin e 400 kilogramëve marijuhanë dhe të një gomoneje dymotorëshe. Në atë operacion u arrit të arrestohej skafisti: një 35 vjeçar me origjinë nga Berati.

Giornata mondiale del migrante: “Siamo tutti stranieri”

Shërbim publik