in

Lega dëshiron të tatojë kursimet e imigrantëve

Projektligj Buonanno: “Shteti të mbajë 1% nga dërgesat e imigrantëve”. Po nuk donin të ndihmonin imigrantët në shtëpi të tyre?

Romë, 7 prill 2011 – Falë krizës ekonomike dhe futjes në fushatë zgjedhore, Lega gjen rrugën e vetme për të mbledhur para e vota bashkë: shpik të vetmen taksë të mundshme që nuk i prish gjakun elektoratit. Deputeti legist Gianluca Buonanno propozon të mbahet 1% nga dërgesat, paratë që  emigrantët dërgojnë në shtëpi. Sipas përllogaritjeve të tij, në këtë mënyrë shteti mund të fusë në arkat e tij rreth 80 milionë euro në vit, për t-i përdorur “në mbështetje të ndërhyrjeve të shërbimeve sociale të promovuara nga organizatat e vullnetarizmit në bashkëpunim me entet lokale”.

Por dërgesat e imigrantëve në atdhe nuk janë tjetër veçse një pjesë e të ardhurave të tyre, pra mbi të cilat ata kanë paguar të gjitha taksat që i detyrohen Italisë. Nga ana tjetër, dërgesat përbëjnë një nga shtyllat që sigurojnë  zhvillimin e vendeve nga vijnë imigrantët, shumë më e fuqishme se ndihmat e bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe që mundësojnë mbajtjen e familjeve, blerjen e shtëpive, apo edhe hapjen e aktiviteteve private. Me dy fjalë, edhe falë dërgesave krijohen kushtet për realizimin e riatdhesimeve dhe për uljen e presionit emigrues nga ato vende.

Por duket se Buonanno nuk  kupton që dërgesat e imigrantëve pranë familjeve të tyre janë mënyrë më ekonomike për Italinë që të realizojë sloganin legist “t’i ndihmojmë në shtëpi të tyre”. Sipas tij dërgesat janë “edhe para që nxirren nga qarku i konsumit dhe i kursimeve italiane” dhe kjo i mjafton për të krijuar më në fund “një taksë që nuk duhet të paguajnë italianët”.

Elvio Pasca

Përpiqet të arratiset, plagoset nga policia e burgjeve

Manu Chau në Tiranë, në ndihmë të fëmijëve