in

Lega: “Shfuqizim i ligjit kundër racizmit dhe jo imigrantëve në Administratën publike”

Legistët paraqesin dy propozime për referendum. Për të shfuqizuar ligjin Mancino kundër racizmit dhe për të ndaluar pranimin e imigrantëve në konkurset për vendet e punës në shtet. Ndërkaq organizojnë edhe manifestim në 40 qytete me sloganin “Ndal imigrantëve, më shumë punë!”

Romë, 13 shkurt 2014 – Nisin referendumet e këmishave të gjelbra që po kalojnë do të sillnin ji pak probleme. Njëri do t’u lejonte legistëve, nacionalistëve e shumë të tjerëve që e mendojnë si ata të bëjnë propagandë raciste pa rrezikuar dënime, tjetri do të përjashtonte imigrantët nga konkurset publike.

Më 12 shkurt Lega ka depozituar në gjykatë 5 çështje referendumi. Duan legalizimin e prostitucionit, shfuqizimin e reformës Fornero mbi pensionet, shfuqizimin e prefekturave, dhe pikërisht shfuqizimin e ligjit Mancino dhe normës së ligjit evropian 2013 që u lejon të huajve me qëndrim afatgjatë të punësohen në Administratën Publike.  

Për t’u kuptuar, ligji Mancino është ai që ndëshkon “kë përhap në çdo mënyrë ide të bazuara mbi superioritetin apo mbi urrejtjen raciale ose etnike” dhe kë “në çdo mënyrë, nxit diskriminimin ose urrejtjen”. “Sipas këndëvështrimit tonë – ka shpjeguar sekretari i Legës Matteo Salvini – idetë, edhe ato më absurdet, nuk duhet të hidhen në gjyq por të vihen në diskutim”.

Sa për referendumin mbi imigrantët në Administratën Publike, i paralajmëruar muaj më parë, sekretari e ka prezantuar si një referendum të tipit zviceran. Një referim që ka të bëjë me konsultimin e fundit referendar të promovuar nga partia populiste zvicerane UDC që do të sjellë reduktimin e hyrjeve të punonjësve të huaj në Konfederatë, me një impakt shumë të fuqishëm edhe ndaj punonjësve italianë që çdo ditë kalojnë kufirin për të punuar në Zvicër.

Mbledhja e firmave për referendumet (Salvini shpreson të mbledhë 3 milionë) do të nisë në mars, në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane. Ndërkaq, më 14 shkurt në Brescia Lega e Veriut do të festojë Shën Valentinin më një manifestim të titulluar “Ndal imigrantëve, më shumë punë!”. Më 15 shkurt do të replikojë në 40 qytete të veriut të Italisë.

EP

Vlorë. Operacion antidrogë, bllokohen 2 tonë marihuanë

Keiti Kondi, studentja shqiptare, ambasadore e Universitetit Bocconi në botë