in

Legisti Borghezio mban anën e xhelatit norvegjez

Eurodeputeti legist është i mendimit që përçartjet anti islamike të vrasësit norvegjez janë “padyshim të pranueshme”. Vetëm pak javë më pak, quajti “patriot” kriminelin serb Ratko Mlladiç

Romë, 26 korrik 2011 – Mario Borghezio, mban anën e xhelatit të Oslos dhe ishullit Utoya. Eurodeputeti i Legës, gjykon si “të mira, ndonjëherë edhe të shkëlqyera” idetë që të premten e shkuar shtynë Anders Behring Breivik të vriste shtatëdhjetë e gjashtë persona.

I intervistuar dje nga La Zanzara, program radiofonik i Radio 24, Borghezio tha se vrasësi norvegjez ka “qëndrim sigurisht të pranueshëm”. “Kundërshtimi i islamizmit, akuza ndaj Europës se është dorëzuar akoma më parë se të luftojë kundër procesit të islamizimit janë gjëra që mendojmë shumë prej nesh” ka shpjeguar.

Por Mario e Anders, sipas të parit, nuk janë dy të çmendur të vetmuar, dy miq të vjetër me të njëjtin pasion të rrallë. E tregon suksesi i partive ksenofobe: “Grupimet që thonë këto gjëra fitojnë tashmë zgjedhjet me 20% të votave, në Europë njëqind milionë persona e mendojnë kështu” pohon europarlamentari.

E mendon si Breivik edhe Lega e Veriut? Partia mban anën e njërit që nxit hapur urrejtjen dhe racizmin? Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni mund të vesë të njëjtën këmishë të gjelbër të atij që vetëm pak javë më parë quajti Ratko Mladiç “patriot”, e tani bëhet adhurues i një terroristi?

Lega të dëbojë nga radhët e saj Borghezion. Ose të pranojë që edhe në selinë e tyre idetë e Breivik-ut konsiderohen “të mira, në ndonjë rast, edhe të shkëlqyera, padyshim të pranueshme”.

http://www.youtube.com/watch?v=_PKUkZgeiDk

Shqipëria turistike. Plazhi i Drimadhes, ndër më të bukurit e Rivierës

Si merret leja e martesës në konsullatat shqiptare