in

Lejet e qëndrimit. Ja teksti i reformës së qeverisë Monti

Dokumente të vlefshme për dy vjet, tre pas përtëritjes. Kush ka humbur vendin e punës do të ketë një vit kohë e jo gjashtë muaj për të gjetur një tjetër. Ja boca e reformës së qeverisë

Romë, 29 shkurt 2012 – Botojmë bocën e reformës së lejeve të qëndrimit të shkruar nga Qeveria, që do të jetë në formën e amendamentit të një prej masave që po shqyrtohen në Parlament.

Mes të tjerave, parashikon që lejet e qëndrimit për punë të varur të zgjasin, kur lëshohen për herë të parë, dy vjet, qoftë për kontratë pune për kohë të papërcaktuar qoftë për kontratë për një kohë të kufizuar.  Për këto të fundit, sot lëshohen leje qëndrimi me kohëzgjatje njëvjeçare.

Një zgjatje e mëtejshme e kohës parashikohet për përtëritjet. Amendamenti parashikon që lejet e qëndrimit për punë (të varur dhe të pavarur) dhe për bashkimet familjare të përtërihen për tre vjet.

Asnjë fjalë për taksën mbi lejet e qëndrimit, që me sa duket mbetet siç është. Por duke zgjatur vlefshmërinë e dokumentit të qëndrimit, taksa do të rëndojë më pak në xhepat e imigrantëve (për shembull, duke e çuar nga një në dy vjet lejen e qëndrimit, i huaji në vend që të paguajë dy herë nga 80 +72 euro, do të paguajë vetëm një herë 100+72 euro).

Një lajm i mirë edhe për ata që kanë humbur vendin e punës. Do të kenë të paktën dyfishin e kohës për të kërkuar një tjetër. Në fakt, sipas tekstit të bocës, “të huajt e papunë mund të mbeten të regjistruar në listat e personave që kërkojnë punë (me një lejeqëndrim për pritje punësimi) të paktën për një vit, e sidoqoftë për të gjithë kohëzgjatjen e shërbimeve asistenciale të mundshme në mbështetje të rrogës, siç është për shembull “cassa integrazione”. (EP)

Shkarko bocën e amendamentit
 

Pasaportat biometrike. Nga 1 marsi të tjerat janë të pavlefshme

Kombëtarja shqiptare nis me humbje vitin 2012