in

Kombëtarja shqiptare nis me humbje vitin 2012

E drejtuar për të parën herë nga trajneri Gianni De Biasi, kombëtarja shqiptare e futbollit humbet me rezultatin 2-1 në miqësoren me Gjerogjinë

Tiranë, 1 mars 2012 – Ndeshja ndërkombetare miqësore e futbollit mes përfaqësueseve të Gjeorgjisë dhe Shqipërise, që u luajt pasditen e 29 shkurtit në Tbilisi, u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1.

Ekipi shqiptar, që u drejtua në këtë ndeshje për herë të parë nga trajneri i ri, italiani Gianni De Biasi, pavarësisht humbjes, tregoi vlera në fushën e lojës.

Kjo u pa në të gjitha repartet e përfaqësueses shqiptare, duke nisur nga portieri Ujkani, i cili priti dy penallti, në repartin e mbrojtjes, mesfushës e të sulmit, që demonstruan freski dhe shpirt të larte gare, përballë vendasve, të cilët ne jo pak raste u  ndihmuan edhe nga gjyqtari nga Moldavia, Sidenko, i cili akordoi dy 11-metërsha, nga një në çdo pjesë loje.

Pjesa e parë e takimit Gjeorgji – Shqipëri, ka përfunduar me rezultatin 0 – 1 me gol të realizuar nga Edgar Cani që në minutën e ‘2 të takimit.

Në fillimin e pjesës së dytë, Gjeorgjia ka barazuar rezultatin me anë të Kobakhidze ndërsa dy minuta nga fundi pas nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë, Amisulashvili nuk gaboi në goditjen e topi që Ujkani nuk grushtojë siç duhej.

Trajneri De Biasi aktivizoi shumë lojtarë te rinj, mes te cilëve Cani, Roshi, Zeqiri, Muzaka, Sadiku, Veliu etj, të cilët janë premtues për të ardhmen e përfaqësueses sonë.

Lejet e qëndrimit. Ja teksti i reformës së qeverisë Monti

1 mars: pa pasaportë biometrike jo vetem nuk hyn, por as nuk del dot nga Italia