in

Ligji i Bilancit. Çeqe për lindjet dhe bonuse për çerdhet, edhe imigrantëve

Teksti i dërguar nga qeveria në Parlament u premton 800 euro grave që do të bëhen nëna, përveç bonusit bebe, dhe 1.000 euro në vit për të paguar çerdhen. Asnjë dallim mes nënave italiane dhe të huaja

Romë, 10 nëntor 2016 – Nënat e baballarët janë të gjithë njësoj, këtë radhë edhe për ligjin e Bilancit. Ndihmat e reja për familjet të vitit të ardhshëm nuk bëjnë asnjë dallim mes italianëve dhe të huajve.

Kjo është e vërtetë për “çmimin në para për lindjet” prej 800 €, që do ë mund të kërkohet nga nënat e ardhshme pranë INPS-it pas shtatë muajve të parë të shtatzënisë ose me të përfunduar praktikën e birësimit të një fëmije. Në projektin e ligjit që Qeveria i ka përcjellë Dhomës së Deputetëve nuk ekzistojnë kritere lidhur me të ardhurat e as me shtetësinë, dhe as flitet për rregullore të mëpasshme që do të mund të ngushtonin kategorinë e përfituesve.

Çmimi për lindjet do të mund të kërkohet nga të gjitha familjet ku po mbërrin një fëmijë, pavarësisht nga origjina e tyre. Një zgjedhje e ndryshme nga ajo e bërë për bonusin bebe (që është konfirmuar edhe për vitin e ardhshëm), kur qeveria e parlamenti kanë futur, vetëm për imigrantët, kufizimin e kartës së qëndrimit, që është hedhur poshtë nga disa gjykata.

Nuk sheh pasaportën as “bonusi për çerdhet” prej 1.000 € në vit që prindërit e fëmijëve të lindur në 2016-tën do të mund të kërkojnë në INPS për të paguar çerdhet private e publike, do të jetë një dekret i kryeministrit që do të përcaktojë detajet e procedurës, por është thuajse e pamundur që të fusë kufizime të reja që nuk ekzistojnë në ligjin që sjell në fuqi kontributin.

Kush përfiton bonusin e çerdheve nuk do të mund të zbresë nga taksat ç’ka paguar për çerdhen. Gjithashtu, nuk mund të përfitojë as çeqet për çerdhe apo babysitter(600 € në muaj për 6 muaj punonjëseve të varura e për 3 muaj punonjëseve të pavarura) që u njihen nënave që heqin dorë nga largimet nga puna për arsye familjare që nuk janë të detyrueshme (congedo parentale non obbligatorio) dhe që ligji i Bilancit 2017 rifinancon për dy vjetët e ardhshëm.

Elvio Pasca

 

Donald Trump president. Bota nuk do të jetë më kurrë njësoj

Milano. Vriten me armë zjarri vëllezërit Lleshaj