in

Ligji i Bilancit. Edhe imigrantëve çeku për lindjet dhe bonusi për çerdhet

800 euro kujt bëhet nënë, 1.000 euro në vit për të paguar çerdhet, garanci për huatë. Masat në favor të familjeve nuk bëjnë dallim mes imigrantëve dhe italianëve

Romë, 9 dhjetor 2016 – Të mërkurën e shkuar u miratua përfundimisht nga Senati Ligji i Bilancit 2017, që mes të tjerash parashikon një sërë masash mbështetje të familjeve nga të cilat mund të përfitojnë edhe imigrantët me të njëjtat kushte të italianëve.

Ligji vendos ngritjen e një “Fondi në mbështetje të lindjeve” për të favorizuar qasjen ndaj kreditit të familjeve me të paktën një fëmijë të lindur apo të birësuar nga 1 janari 2017. Fondi do të garantojë bankat dhe ndërmjetësuesit financiarë të cilëve familjet do t’u drejtohen për të pasur një hua. Detajet e financimit do të përcaktohen me një dekret të ministrisë së Ekonomisë dhe Famimiljes.

Për familjet në të cilat po vjen një fëmijë do të krijohet edhe një “çmim për lindjet” që konsiston në 800 € që do t’u jepen nga INPS nënave të ardhshme (në projekt nuk bëhet asnjë dallim sipas shtetësisë e të ardhurave) kur kanë mbushur shtatë muaj shtatzëni apo në çastin e birësimit.

Për fëmijët e lindur nga 1 janari 2016 e më pas parashikohet një bonus prej 1.000 € në vit si kontribut për të paguar çerdhen publike apo private. Mund të përfitojnë edhe prindërit që paguajnë “forma të ndryshme mbështetjeje pranë vendbanimit të vet” në favor të bijve që janë nën tre vjeç e vuajnë nga patologji të rënda kronike.

Por duhet bërë kujdes: kush do të përfitojë bonusin e çerdheve nuk do të mund të zbresë nga taksat ç’ka paguar për çerdhen. Gjithashtu, nuk do të përfitojë as çeqet për çerdhe apo babysitter të parashikuara për nënat që heqin dorë nga largimet nga puna për arsye familjare që nuk janë të detyrueshme (congedo parentale non obbligatorio) e që ligji i Bilancit 2017 rifinancon për dy vjetët e ardhshëm.

EP

 

Saimir Pirgu në garë për Grammy Awards

Gino Luka në gjurmët plot dritëhije të princeshës Dora d’Istria në Firence