in

Lind Qeveria Letta me 21 ministra. Alfano ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër

Kryemninistri i ngarkuar nga presidenti Napolitano, Enrico Letta ka krijuar skuadrën qeverisëse që bën betimin të dielën në 11.30. Mes 21 ministrave, shtatë janë gra, e mes këtyre ia vlen të përmendet emri i Emma Boninos në ministrinë e Jashtme dhe i italianes së re Cecile Kyenge si ministre e Integrimit

Romë, 27 prill 2013 – Mëse dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, më në fund pasditen e sotme lind qeveria e Enrico Lettës. Pas një takimi me presidentin e Vendit, Enrico Letta i ka paraqitur shtypit emrat e skuadrës së ardhshme qeveritare. Ministër i brendshëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë sekretari i PdL-s, Angelino Alfano. Në ministrinë e Jashtme, Emma Bonino, radikale e parlamentare europiane, deri pak ditë më parë kandidate për Presidencën e Republikës.

28 prill 2013: Ministret qeverise me presidentin e Republikes dhe kryeministrin

Në ministrinë e Mbrojtjes, një nga njerëzit e Mario Montit, Mario Mauro. Në postin delikat në krye të ministrisë së Drejtësisë, ish ministrja e Brendshme, Annamaria Cancellieri. Në ministrinë e Punës, presidenti aktual i ISTAT-it, Enrico Giovannini. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Dario Franceschini, ish sekretar i PD-së. Në krye të ministrisë së Cështjeve Kushtetuese, Gaetano Quagliariello (PdL), një nga 10 të Urtët e zgjedhur nga Napolitano. Për Zhvillimin ekonomik caktohet Flavio Zanonato (PD), krytar bashkie në Padova.  Për Cështjet Europiane, rikonfirmohet Enzo Moavero, në Cështjet Krahinore demokrati Graziano Delrio, presidenti aktual i ANCI-t (shoqata e komunave), ndërsa për Infrastrukturat emërohet Maurizio Lupi (PdL). Në krye të ministrisë për Kohezionin territorial Carlo Trigilia, sociolog dhe profesor në Firence. Në ministrinë për Shancet e Barabarta, Sportin dhe politikat për Rininë, Iosefa Idem, disa herë kampione olimpike në kanoa, e zgjedhur në radhët  e PD-së. Në ministrinë e Kulturës dhe të Monumenteve, Për Thjeshtëzimin shkon Giampiero D’Alia, sekretar krahinor Udc në Sicili dhe nënkryetar I grupit të  Scelta civica në Dhomën e Deputetëve. Në ministrinë e Politikave bujqësore  Nunzia De Girolamo, deputet PdL, avokat.  Për Universitetin dhe Kërkimin shkencort, Mariachiara Carrozza, profesoreshë në Shkollën e mesme Sant’Anna të Pisës. Në ministrinë e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin, PdL. Andrea Orlando (Pd) do të jetë ministër për Ambientin.   Massimo Bray, drejtor editorial i Treccani. E së fundi, Cecile Kyenge, italiane e re, e zgjedhur në radhët e PD-së, është emëruar ministre e Integrimit. Ndërsa, Filippo Patroni Griffi, ministri i Montit për Administratën Publike, është nënsekretar i kryetarit të Këshillit të Ministrave.

“Jam shumë i kënaqur për skuadrën – thotë Enrico Letta – për rekordin e pranisë së grave dhe për rininë e përbërësve”. Në fakt gratë janë 7. Mes 21 ministrive, nëntë i shkojnë PD-së, pesë PdL-s, dhe 3 partisë së Montit, Scelta Civica. 

Red. Shqiptari i Italisë

Cecile Kyenge në qeveri: është ministre për Integrimin

Qëllohet me armë përpara Pallatit Chigi, plagosen dy karabinierë, arrestohet atentatori