in

Vdes në shtëpi fëmija tre vjeç

Familja shqiptare Rizvani padit spitalin për vdekjen e papritur të të birit

Çifti shqiptar Flutura dhe Arjan Rizvani, nga Tirana me banim në Schio të Vicenza-s kanë ngritur padi kundër repartit të pediatrisë të spitalit Boldrini të  Thiene-s ku është vizituar fëmija i tyre 3-vjeçar Bjorni. Vogëlushit, që kishte sindromën e Down, i pushoi zemra një ditë pa vizitës në spital, teksa luante ulur në tapet me nënën e tij.

Tani karabinierët kanë filluar hetimet për të verifikuar nëse ka përgjegjësi të mjekëve.

E përditshmja “Il Giornale di Vicenza” ka botuar dëshminë e një të afërmi të familjes i cili rrëfen se prindërit e vogëlushit ishin shqetësuar një ditë përpara se të ndodhte fatkeqësia.  Bjorni kishte pasur rrahje të forta zemre dhe temperaturë të lartë, gjë që si mjekët e spitalit ashtu dhe pediatri i fëmijës e kishin interpretuar si një  bronkit të lehtë që duhej kuruar me antibiotikë.

Por pak orë më pas fëmija pushoi së jetuari nga një atak kardiak ndërsa luante me të ëmën.

Në kartelën e ASL-it, të përpiluar në orën 17,28, flitet për patologji të rënda të mëparshme. Ndërsa prindërit, përveç se thonë që ambulanca ka arritur në orën 17,44 (gjysmë ore pas telefonatës në numrin 118) tregojnë se fëmija ishte me shëndet të mirë,  shkonte në kopsht dhe kishte një jetë normale. Tani ata duan të dinë arsyen e vdekjes së fëmijës së tyre, pse zemra e tij ka pushuar së rrahuri papritur dhe nëse mjekët kanë ndonjë përgjegjësi.

Lindita Hoxha në “Concerto dell’Immacolata”

Përmbytjet, shkurt nga ATSh