in

Lombardia. Kura mjekësore falas edhe për bijtë e të huajve pa lejeqëndrim

Ndër rregullat e miratuara nga Këshilli krahinor parashikohen edhe regjistrimi në shërbimin shëndetësor dhe vizita falas, por jo dhënia e një mjeku fiks. Shoqatat: “Hap i rëndësishëm, por nuk mjafton”

Romë, 24 dhjetor 2013 – Në Lombardi edhe bijtë e mitur të imigrantëve të parregullt do të regjistrohen në Shërbimin Shëndetësor Krahinor (SSR).

Një hap i rëndësishëm përpara, i parashikuar nga “Rregullorja e sistemit 2014 të Shëndetësisë” e miratuar nga Këshilli krahinor të shtunën e shkuar më 21 dhjetor.

Por këtyre të miturve, shpjegojnë nga Këshilli, “nuk do t’u jepet mundësia të zgjedhin një pediatër, por sidoqoftë do të mund t’u drejtohen atyre për vizita, e do të mund të marrin prej tyre receta ilaçesh apo për të bërë analiza te mjekë të specializuar. Për më tepër, do të mund të shkojnë drejtpërdrejt në ambulatorët e strukturave shtetërore apo të konvencionuara, dhe jo vetëm për ndihmë të shpejtë”. Parashikohet gjithashtu që ASL-et (në bashkëpunim me subjekte të sektorit të tretë) të ndërmarrin nisma të posaçme për asistencën ndaj të miturve të parregullt.

“Kjo paketë iniciativash do të ketë vlerë eksperimentale për tre vjet, gjë që do të mundësojë vlerësimin e efikasitetit dhe përcaktimin më tej të një regjimi për mbrojtjen shëndetësore më të saktë e të përshtatshëm për këtë shtresë personash që, veçanërisht në vitet e para të jetës, ka probleme shëndeti” ka shpjeguar Mario Mantovani, nën president i Krahinës së Lombardisë dhe drejtor i drejtorisë së Shëndetësisë.

Me këtë ndërhyrje, e me një vit vonesë, edhe Lombardia nis të aplikojë “udhëzimeve për aplikimin korrekt të normativës për shërbimin shëndetësor ndaj popullsisë së huaj” mbi të cilat qeveria dhe krahinat arritën në një pikë të përbashkët më 20 dhjetor 2012 e që duhet të pranohen nga e gjithë Italia. Ato udhëzime parashikojnë, mes të tjerash, edhe regjistrimin e detyrueshëm të të miturve në sistemin shëndetësor italian “pavarësisht lejes së qëndrimit”.

Korrikun e shkuar, në Këshillin krahinor, qendra e djathtë hodhi poshtë mocionin e opozitës që kërkonte “asistencë shëndetësore bazë për të miturit me qëndrim të parregullt” me “dhënien e një pediatri të zgjedhur lirisht”. Me të njëjtin objektiv, Avvocati per niente, ASGI, Naga dhe Anolf Milano kanë paraqitur një padi ankimuese në Gjykatën Admnistrative kundër Këshillit krahinor, duke u nisur nga rasti i një vogëlusheje pa pediatër sepse e ëma nuk ka lejen e qëndrimit.

Sipas shoqatave që kanë paraqitur padinë, Rregullat e reja e miratuara nga Këshilli krahinor nisin të përballën me problemin por nuk e zgjidhin atë krejtësisht.

“Bëhet fjalë për një rezultat të rëndësishëm – shkruajnë – sepse lejohet regjistrimi i të miturit në SSR për kohë të pakufizuar me mundësinë e përfitimit të kujdesit të pediatrit dhe të ambulatorëve pediatrikë, dhe sepse konfirmohet e drejta e shërbimit shëndetësor edhe pa qenë i regjistruar në zyrën e Gjendjes Civile. Kjo është fitore e madhe. Por krijon paqartësi e dyshime fakti që këtyre personave nuk u jepet mundësia e zgjedhjes së një pediatri “fiks”, siç bëhet për fëmijët e italianëve dhe të të huajve me qëndrim të rregullt”.

“Me sistemin e pagesës së shërbimit në ngarkim të Krahinës – nënvizojnë – krijohet një sistem padyshim më i kushtueshëm për Lombardinë, që, jo vetëm nuk barazon krejtësisht, pa asnjë arsye të vlefshme, të qenit italianë apo të huaj, rrezikon të mos garantojë vazhdueshmërinë e shërbimit, veçanërisht në vitet e para të jetës gjatë të cilave është i nevojshëm kontrolli i gjendjes shëndetësore, edhe në mungesë të patologjive”.

Shoqatat kritikojnë edhe që nuk parashikohet një plan kapilar informimi, “pa të cilin mundësia e regjistrimit në SSR rrezikon të mbetet faktikisht vetëm në letër”. Ato paralajmërojnë se “do të vazhdojnë të punojnë qoftë për monitorimin e pasojave të regjimit të ri, qoftë për të arritur në një barazi të plotë trajtimi që të realizohet plotësisht e drejta e të miturve për kurim”.

EP/Shqiptariiitalise.com

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Elhaida Dani në Koncertin e Krishtlindjeve. Sonte në Rai 2

Social Card edhe për imigrantët. Tani është ligj