in

Ish-kreu i Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, largohet me familjen në ShBA

Për të prokuroria kishte kërkuar tetë vjet burg për shpërthimin e Gërdecit. Një kabllogram i Wikileaks nxori në dritë se Hoxha ka deklaruar në ambasadën amerikane se pas ngjarjes së Gërdecit qëndrojnë Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha

Tiranë, 10 shkurt 2012 – Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, ka ikur bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bën të ditur e përditshmja Panorama, që thekson se Hoxha është larguar më 1 janar me familjen.

Ai nuk është paraqitur më në punë, kurse avokati i tij thotë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij. Prokuroria ka kërkuar për Luan Hoxhën tetë vjet burg për shpërthimin e Gërdecit ku humbën jetën 26 vetë, por Hoxha ka kërkuar pafajësinë.

Ish-shefi i Shtabit ishte në qendër të opinionit publik pas një kabllogrami të publikuar nga Wikileaks, ku thuhet se ai ka deklaruar në ambasadën amerikane se pas ngjarjes së Gërdecit qëndrojnë Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha. Madje ky i fundit edhe e kishte kërcënuar Hoxhën.

U mohoi martesën. Kryetari i komunës hidhet në gjyq nga çifti italo-shqiptar

Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së