in

Luli Bitri, aktorja më e mirë protagoniste e Festivalit Vernon në Francë

Aktorja shqiptare: “Është ndjesi e bukur kur të vlerësojnë. Ndihem shumë mirë!”

Romë, 11 korrik 2011 – Filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit i ka dhuruar aktores Luli Bitri çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Vernon në Francë për interpretimin e rolit protagonist të Elsës.

Bitri shprehet se, për të, gjëja më e bukur është që ky çmim i erdhi në sheshin e xhirimit ku po xhironte një film me metrazh të shkurtër. “Për mua është hera e parë që marr çmim si aktorja më e mirë dhe është një ndjesi e bukur të të vlerësojë dikush, ndihem shumë mirë”, tha Bitri.

Aktualisht filmi “Amnistia” po konkuron në shumë festivale dhe pas pak ditësh, në 22-30 korrik, Luli Bitri do të jetë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, një nga festivalet më të rëndësishme në Ballkan. Edhe në këtë konkurim ajo do të garojë për çmimin aktorja më e mirë.

“Amnistia”  produksion shqiptaro-greko-francez është filmi i parë me metrazh të gjatë e regjisorit Bujar Alimani, që e ka realizuar brenda një periudhë shumë të shkurtër, me buxhet të ulët dhe me një staf të rinjsh. Filmi i frymëzuar nga një ngjarje e kronikës shqiptare sjell në ekran marrëdhënien e vështirë të dashurisë mes një gruaje e një burri  të cilët njihen rastësisht gjatë  vizitave të përmuajshme në burg ku gjenden partnerët e tyre. Protagoniste e filmit është  aktorja  Luli Bitri e cila prej vitesh jeton në Torino.

Pas premierës në Berlinale dhe më pas në Tiranë, filmi ka konkuruar në disa festivale ndërkombëtare ku është vlerësuar disa çmime.

Liberalizimi i vizave. Ku do të mblidhen familjet shqiptare këtë verë?

Në Romë shpërndahen pasaportat për të cilat është aplikuar deri në mes të qershorit