in

Lumnimi i 38 martirëve – Kalendari i veprimtarive zyrtare

Ky vit Jubilar Mëshire, është padyshim viti i Kishës në Shqipëri: shenjtërimi i Nënë Terezës, shpallja dhe emërimi i Kardinalit të nderit, dom Ernest Troshani si dhe shpallja e Lumnimit të Martirëve me datën 5 Nëntor.
Ja veprimtaritë që do të paraprijnë ritin e Lumnimit

Romë, 25 tetor 2016 – Papa françesku autorizoi në prill dekretin për shpalljen të Lumë të 38 martirëve shqiptarë, që u dënuan dhe u persekutuanpadrejtësisht nga regjimi komunist. Në korrik, u vendos që data e Kremtimit do të jetë 5 nëntor në Sheshin e Katedralës së Shën Shtjefnit në Shkodër.

Sikurse tashmë dihet, Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjik, do të celebrohet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër më 5 nëntor 2016. Ky celebrim do të udhëhiqet nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato.
Për t’u dhënë të gjithëve mundësinë e përjetimit të kësaj ngjarje, në sheshin përballë Katedrales së Shkodrës, Sheshi Gjon Pali II, do të instalohen ekrane të mëdhenj që do të transmetojnë gjithë Kremtimin.

Për të nderuar dhe për të qenë pranë katolikëve shqiptarë në këtë Kremtim Solemn,  përveç kardinalit udhëheqës, i dërguari i Papa Françeskut, Angelo Amato, do të jenë të pranishëm: Kardinali i jonë dom Ernest Troshani, kryetar i Konferencës Ipeshkëvnore të Italisë, Kardinali Angelo Bagnasco; ipeshkvi i Kelnit, Kardinali Ranier Maria Woelki; Kardinali Salvatore de Giorgi, nga Roma; Ipeshkvi i Napolit, Kardinali Crescenzio Sepe.
Do të jenë të pranishëm në bashkëkremtim 20 ipeshkvij nga vende të ndryshme të botës; si dhe rreth 300 meshtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, diaspora.

Kisha Katedrale do jetë e hapur për të gjithë, të vetmet vende që do të rezervohen do të jenë për familjarët e martirëve dhe për autoritet e larta shtetërore.
I gjithë kremtimi do të transmetohet nga Televizioni publik Kombëtar TVSH.

Programi i aktiviteteve kulturore dhe fetare në pritje të 5 nëntorit, sipas Radio Vatikanit, ku mund të mësoni më shumë:

– Më 26 tetor në orën 18.30 – Promovimi i librit: “Imzot Vincens Prenushi me shokë martirë” në sallën Mikel Koliqi, ndërsa më datë   31 tetor libri do të promovohet në Tiranë, në orën 11.30, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” .

– Më 27 tetor, në Top Story, në Top Channel “Ecuria e Procesit të martirëve”, në studio Mons. Angelo Massafra.

– Më 29 tetor, ora 19:00, Koncert në katedrale. Interpreton Kori i katedrales, dirigjent (Lukë Mllugja).

– Më 31 tetor, ora 18:30, salla Kardinal Mikel Koliqi do të mbahet dramatizimi me temë “ Fajtor të pa faj”, i përgatitur nga Seminari Nderdioqezan Shqiptar në bashkëpunim me dirigjent Zef Çoba.

– Më 3 nëntor, ora 17:00, në Katedrale, Koncert me pjesëmarrjen e korit “Prenke Jakova”, dirigjent Gjon Shllaku.

– Më 3 nëntor, ora 10:00, në përkujtim të 26- vjetorit të Meshës së Parë, në Varrezat e Rrmajt do të kremtohet Mesha e Shenjtë.

– Në Vigjilje të Kremtimit të Meshës së Lumnimit të 38-Martirëve, së bashku me autoritetet më të larta Kishtare, në Kishën e Shën Françeskut “Gjuhadol” do të jetë lutja e Mbrëmësores në orën 18.00.

Lexo edhe:
Kush janë 38 martirët e krishterë shqiptarë
Papa Françesku autorizon Lumnimin e 38 martirëve shqiptarë

 

 

I dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohet në Monza pas 19 vjetësh

MPJ në Kuvend: “Ofrojmë rreth 40 shërbime konsullore për bashkatdhetarët”