in

Malta shet shtetësinë. Plot 650 mijë euro për t’u bërë evropian

Parlamenti maltez miraton ligjin e ri: 650 mijë euro për të blerë pasaportën e vendit të vogël por që të jep të drejtën të punosh e të jetosh edhe në shtetet e tjera anëtare të BE-së

Romë, 18 nëntor 2013 – Dhjetorin e shkuar, kryeministri atëhershëm i Shqipërisë, Berisha deklaronte “qeveria shqiptare ka vendosur që të japë shtetësinë për të gjithë ata të huaj që investojnë 200 mijë dollarë e sipër në vendin tonë”.

Sot është shtetësia evropiane ajo që është nxjerrë në shitje. Për ta blerë, ama, nuk të mjafton portofoli por duhet boshatisur një kasafortë e tërë.

Javën e shkuar, parlamenti i Republikës së Maltës ka miratuar një ligj të ri mbi shtetësinë. Mes të tjerash parashikon se një i huaj në moshë madhore mund të blejë shtetësinë malteze kundrejt një çmimi prej 650 mijë eurosh. Duke shtuar 25 mijë euro për çdo pasaportë, mund “t’ua bëjë dhuratë” shtetësinë malteze edhe familjarëve të tij më të afërm.

Qeveria siguron se sidoqoftë do të ketë kontrolle të rrepta mbi ata që do të paraqesin kërkesë dhe ata që kanë precedentë penalë apo që sidoqoftë mund të konsiderohen rrezik për shtetin nuk do të pranohen. Ligji duhet të hyjë në fuqi brenda pak javëve, por ndërkaq, Partia Nacionaliste ka paralajmëruar që do të mbledhë firmat për një referendum për abrogimin e ligjit të sapomiratuar.

Kryeministri maltez, Joseph Muscat, parashikon që shteti të fitojë të paktën 30 milionë euro çdo vit nga shitja e shtetësive, një mënyrë për të mëkëmbur arkat shtetërore e boshatisura nga kriza. Sipas kryeministrit, me këtë sistem, Malta do të tërheqë më shumë persona me “kualifikim të lartë”.

Por nuk është e thënë që personat që marrin shtetësinë malteze të qëndrojnë më pas në ishullin e vogël me rreth 420 mijë banorë. Me të futur në xhep pasaportën e Maltës, mund të shkojnë për të jetuar, punuar, investuar ku të duan në Evropë.

Shqiptari i Italisë

 

Da “Striscia la Berisha” a Bonolis che fa “il filippino”. Satira o razzismo?

“Shqipëria ime”. Lind shoqata e shqiptarëve në Varese