in

Manu Chau në Tiranë, në ndihmë të fëmijëve

Koncert i madh i këngëtarit Manu Chao më 12 prill në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë

Tiranë, 7 prill 2011 – Këngëtari franko-spanjoll, Manu Chao do të japë një koncert në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë mbrëmjen e 12 prillit, eveniment që do të jetë jo vetëm artistik por edhe një aktivitet  në ndihmë të fëmijëve. Manu Chao vjen në Tiranë në kuadrin e turneut të tij ballkanik që përfshin koncerte në qytete të tjera, Lubljanë, Zagreb, Sarajevë, Novi Sad, Prishtina, Sofje, Bukuresht dhe Stamboll.

Nga sa bën të ditur ATSh, përpara dhe gjatë koncerti, organizatorët do të shesin gadget të këngëtarit Manu Chao si bluza, kapele, varëse, byzylykë etj, dhe me të ardhurat nga shitja do të shkojnë për të mbështetur “ALO 116 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri”.

Gjithashtu, në krah të skenës së Manu Chao do të jetë e ngritur edhe një stendë, ku çdo pjesëmarrës në koncert mund të gjejë gadget e këngëtarit dhe informacione për Shërbimin e “ALO 116” në Shqipëri.

Ai do të interpretojë në skenën e stadiumit “Qemal Stafa”, mes të tjerave edhe disa nga këngët e tij më të njohura botërore si,  “Me gustas Tu”, “Mi vida”, “Klandestino”, “Bongo bong, je ne t’aime plus”, etj.

Manu Chao këndon frëngjisht, spanjisht, galikisht, portugalisht, arabisht, anglisht dhe e veçanta e tij është se shpesh ai në një këngë bën përzierje gjuhësh. Muzika e tij ka shumë ndikime si, punk, rock, muzika franceze, salsa, reggae, algjeriane, etj. Këto ndikime janë marrë nga emigrantët në Francë, lidhjet Iberike të tij dhe më kryesorja udhëtimet e tij në Amerikën Qendrore si një nomad pas shpërndarjes së Mano Negra. Shumë nga vargjet Chaos flasin për dashurinë, emigracionin, jetën në geto dhe për drogën.

Lega dëshiron të tatojë kursimet e imigrantëve

Kosova bëhet me presidente