in

Marcheno. Ndërron jetë gruaja e shtypur nga kamioni

Pas një dite agoni, ka ndërruar jetë Manushe Çela, 47 vjeç, e shtypur nga një kamion teksa kapërcente rrugën në qendër të Marrcheno të Brescias

Romë 1 dhjetor 2011 – Nuk ka mundur të të shpëtojë Manushe Çela, shqiptarja 47 vjeçare që të hënën në mëngjes u shtyp në rrugën Zanardelli të Marchenos. Ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Brescias dhe pas një dite e gjysmë në agoni ka ndërruar jetë. Jetonte me familjen në fshat prej vitit 2005 dhe lë pas të shoqin, shqiptar edhe ai, dhe dy djem të rinj, 23 dhe 18 vjeç.

Sipas disa dëshmive, gruaja kishte kapërcyer rrugën pa vënë re mbërritjen e automjetit të rëndë, që edhe pse nuk kishte shpejtësi të lartë nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

Çela është dërguar menjëherë në spital të Brescias ku edhe ka vdekur të martën. Organet e drejtësisë kanë vendosur tëë bëjnë sot autopsinë e më pas, me të dhënë autorizimin e varrimit, trupi i saj do të çohet nga familja në Shqipëri ku do të bëhet edhe varrimi.

Familja Zogu. Historia e ikjes dhe e kthimit në Shqipëri

Unar: “Shtohen diskriminimet në vendin e punës”