in

Unar: “Shtohen diskriminimet në vendin e punës”

Përfaqësojnë rreth 20% të sinjalizimeve në Zyrën kombëtare të Antidiskriminimeve Raciale, UNAR. “Kriza ekonomike është terren pjellor diskriminimi”

Romë, 1 dhjetor 2011 – “E dhëna më domethënëse që del nga veprimtaria e Contact Center UNAR gjatë vitit 2011 është pikërisht shtimi i diskriminimeve në vendin e punës”. E ka deklaruar Massimiliano Monnani, drejtor i Zyrës kombëtare të antidiskriminimeve Raciale në hapje të edicionit VII të “Diversitalavoro”.

“Nga 1 janari deri më 30 nëntor 2011, praktikat e administruara nga UNAR që kanë të bëjnë me diskriminime në vendin e punës kanë qenë 194 nga 971, pra 19,9% e të gjithave”. Janë “thuajse dyfishi i vitit 2010 kur përbënin vetëm 11,3% dhe kanë pasur të bëjnë kryesisht (55% të rasteve) me futjen në punë, gjë që konfirmon se faza aktuale e krizës ekonomike mund të paraqesë një terren pjellor për manifestimin e hapur të dukurive të ndryshme diskriminuese”.

UNAR shpjegon në një komunikatë se “po shton angazhimin e vet në këtë drejtim, qoftë me sanksione që në shumë raste kanë të bëjnë me heqjen e klauzolave diskriminuese të shtetësisë italianë për pjesëmarrjen në konkurse publike të sektorit socio-sanitar, qoftë me një program të strukturuar e të vazhdueshëm aksionesh pozitive, të përcaktuara në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat”.

Marcheno. Ndërron jetë gruaja e shtypur nga kamioni

Transparency International: “Shqipëria më e korruptuar se një vit më parë”