in

Marie Claire: Gusht 2017, në rivierën shqiptare

Revista e modës Marie Claire këshillon sot 12 vende turistike për secilin muaj të vitit 2017 në një shkrim që titullon “Udhëtimet e pabesueshme që do të bëjmë në Evropë gjatë vitit 2017”. Shkon nga Mali i Zi në Portugali, nga Austria në Mbretërinë e Bashkuar, për të përjetuar ditë të jashtëzakonshme në çdo moment të vitit e duke i qëndruar larg turmave por pa u larguar asnjë çast nga Evropa.

E për muajin gusht, Marie Claire këshillon Shqipërinë, apo më mirë bregdetin e Jugut që quan “plazhet karaibike të Shqipërisë”.

“Lini turmat të mblidhen në plazhe të zhurmshme e të famshme. Në bregdetin jugor të Shqipërisë, një udhëtim i shkurtër me traget nga Pulja, gjeni rërë Karaibesh, ujë të kristaltë të rrethuar nga gjelbërim, hotele të gjeneratës së re e vende që duhen eksploruar me shpirtin e pionierit” shkruhet në pjesën kushtuar vendit tonë.
Sipas revistës “turneu ideal në rroba plazhi” mund të nisë nga Dhërmiu, “një nga plazhet më të rehatshme e mikpritëse që është si një qilim blu për fshatin prej guri në kodrën që i rri sipër.
Aty pranë, Palasë ofron një alternativë më aventureske për të dashuruarit e natyrës së egër dhe Gjiri i Drimadhes, i arritshëm nga deti ose në këmbë në mes të ullinjve, është fole e përkryer për të dashuruarit në kërkim të intimitetit.
Për dashamirët e bregdetit të pafund, Borshi, më në jug, me tre kilometrat e tij, guralecët dhe zonat e lira të alternuara me stabilimentet me çadra kashte, është mbretëria e ecjeve në ujë. Dhe pastaj poshtë, deri në Ksamil, me katër atollët e tij e reflekset në ngjyrë smeraldi” shkruan Marie Claire që jep edhe një fotografi dhe e mbyll me “kur po prenotoni?”.

Shkrimi në origjinal: I viaggi incredibili che faremo in Europa nel 2017

 

 

 

 

Diaspora dhe përpjekjet për njohje

Shtetësi, bashkim familjar e test i italishtes, sot nuk mund të aplikohet