in

Marrëveshja Ambasada Italiane-Postat shqiptare. Lehtësim i procedurave të përkthim/legalizimit

Nga 1 dhjetori, dokumentet shqiptare që kërkohen për procedura të ndryshme në Itali, mund të nisen nga Zyrat Postare në 9 qytete që bëjnë pjesë në kompetencat territoriale të zyrës konsullore të Tiranës, për të kërkuar njëkohësisht Vulën Apostille dhe përkthimin/legalizimin nga ana e Zyrës konsullore të Ambasadës. Kujdes: nëse përkthimin e dokumentit doni ta bëni në Itali, për të marrë vulën e domosdoshme Apostille në ministrinë e Jashtme shqiptare, kjo marrëveshje nuk ka vlerë 

Romë, 24 nëntor 2013 – Dokumentet shqiptare që duhet të paraqiten pranë Autoriteteve italiane duhet të jenë të pajisura me Vulën Apostille nga ana e Ministrisë së Jashtme shqiptare si dhe të kenë përkthimin në gjuhën italiane. Përkthimi mund të bëhet në Shqipëri (pranë Përfaqësive Diplomatike Konsullore italiane, në rastin e certifikatave të gjendjes civile dhe të Dëshmive të Penalitetit, ose pranë Institutit Italian të Kulturës ose nga një përkthyes i betuar i njohur nga Ministria e Drejtësisë shqiptare, për të gjitha dokumentet e tjera) dhe të legalizohet pranë përfaqësisë konsullore italiane. Por mund të bëhet edhe në Itali, i ashtuquajturi përkthim i betuar (traduzione giurata).

Nëse zgjidhet forma e parë e përkthimit, me pak fjalë nëse zgjidhet që përkthimi të bëhet në Shqipëri, Ambasada italiane nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me postën shqiptare duke bërë më të lehta, më të shpejta dhe më pak të kushtueshme për të interesuarit dy procedurat e nevojshme që dokumentet shqiptare të njihen në Itali. Sipas kësaj marrëveshjeje, duke nisur nga data 1 dhjetor 2013, të interesuarit mund të paraqiten një herë të vetme, pranë Zyrave Postare qendrore të 9 qyteteve, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Pogradecit, Korcës, Shkodrës, Lezhës, Kukësit e Peshkopise që nga kjo datë do të bëjnë pjesë në kompetencat territoriale të zyrës konsullore të Tiranës (zyra konsullore e Tiranës do të mbulojë edhe zonën veriore që deri në fund të nëntorit 2013 ishte kompetencë e Konsullatës së Shkodrës që mbyllet), për të kërkuar njëkohësisht Vulën Apostile dhe përkthimin/legalizimi nga ana e Zyrës konsullore të Ambasadës.

Marrëveshja do të ketë një sërë të mirash për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për shërbimet konsullore që kryhen pranë zyrave të Ambasadës (është mirë të mbahet parasysh se është e vlefshme vetëm për Zyrat konsullore të Ambasadës në Tiranë e nuk ka asnjë vlerë për konsullatën italiane në Vlorë). Falë kësaj marrëveshjeje, i interesuari duhet të paraqitet vetëm një herë pranë Zyrës Postare për të kërkuar dy gjëra njëherësh: qoftë vulën Apostille qoftë përkthimin/legalizimin në Zyrën konsullore të Ambasadës. Do të ulet ndjeshëm koha e nevojshme për legalizimin e dokumenteve (me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme, Ambasada e Postat shqiptare premtojnë të kthejnë dokumentin me vulë apostille, të përkthyere të legalizuar brenda 7 ditëve pune). Do të ulen gjithashtu edhe shpenzimet për qytetarët: veç tarifave të shërbimit konsullor dhe atyre të vulës apostille, do t’u duhet të paguajnë për shërbimin postar, vetëm 350 lekë në rast se do të paraqesë dokumentet në Zyrën postare të Tiranës dhe vetëm 500 lekë nese do të dorëzojë dokumentet në njërin prej 8 qyteteve tek të cilat është funksional shërbimi.

Për detajet e funksionimit të shërbimit të ri dhe tarifat lexoni më shumë në faqen internet të Ambasadës Italiane në Shqipëri: MARRËVESHJE AMBASADA ITALIANE – POSTA SHQIPTARE: PROCEDURAT E REJA TË LEHTËSUARA PËR PËRKTHIMIN/LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE SHQIPTARE QË DO TE PARAQITEN NË ITALI

Shqiptari i Italisë

Bergamo. Karabinieri vret me armë 27-vjeçarin Bushi

Mbyllet konsullata italiane në Shkodër