in

Mbyllet konsullata italiane në Shkodër

Nga 1 dhjetori 2013 kompetencat territoriale të saj i kalojnë zyrës konsulllore të Ambasadës në Tiranë

Romë, 24 nëntor 2013 – Shkurtimet në ministrinë e Jashtme italiane prekin në njëfarë mënyre edhe Shqipërinë. Mes 13 konsullatave italiane nëpër botë, mbyllja e të cilave është paralajmëruar në korrik, është edhe ajo e Shkodrës.

Ambasada e Italisë në Tiranë njofton se ajo do të mbyllet nga data 1 dhjetor 2013 dhe se “Zyra konsullore e Ambasadës italiane në Tiranë do të shtrijë kompetencat e saj territoriale, përtej zonave tradicionale te mëparshme edhe në territoret konsullore që me parë benin pjesë në kompetencat territoriale te Konsullatës italiane ne Shkodër ( Rrethet e Shkodrës, Malësise së Madhe, Lezhës, Tropojës, Pukës, Mirditës, Hasit, Kukësit dhe Dibrës)”.

Konsullata italiane në Shkodër, e përuruar në shkurt të vitit 2001 nga ministri i Jashtëm Dini,  do të zëvendësohet nga një Konsullatë Nderi, që do të ngrihet në të njëjtin qytet dhe do të vazhdojë të kujdeset për raportet ekonomike, sociale dhe kulturore mes zonës Veriore të Shqipërise dhe Italisë.

Për të reduktuar në minimum problemet, Ambasada Italiane në Tiranë ka përgatitur një fazë kalimtare falë të cilës do të ulen ndjeshëm rastet për të cilat qytetarët e zonave që ishin kompetencë e konsullatës së Shkodrës duhet t’i drejtohen zyrës konsullore në Tiranë.

1. Parashikohet për shembull që çdo të mërkurë, nga ora 9.30 deri në 12.30, do të jenë të pranishëm në mjediset e Konsullatës aktuale të Shkodrës dy punonjës  të Ambasadës Italiane në Tiranë, të cilët do të presin publikun dhe do të garantojnë shërbimet e mëposhtme: 
a. Informacione mbi të gjitha shërbimet konsullore;
b. Marrjen e praktikave për sektorët e poshtërenditur: gjendjen civile, regjistrin e gjendjes civile, zyrën noteriale, pasaporta dhe shkolla/Universitete, të cilat më pas do të trajtohen në Tiranë (duke paguar dhe tarifën përkatese);
c. Dorëzimin e dokumenteve (certifikatave, deklaratave të vlefshmërise, pasaportave, akteve noteriale në emër të qytetarëve italianë, etj.) të përgatitura nga Ambasada italiane në Tiranë në bazë të kërkesave të paraqitura personalisht nga qytetarët pranë Zyrës konsullore, nëpërmjet postës elektronike ( për praktikat të cilat e parashikojnë) ose nëpermjet pranisë se përjavshme konsullore në Shkodër.
Publiku do të pritet në selinë aktuale të konsullatës se Shkodrës gjatë orarit të sipërpermendur, duke mos e pasur të nevojshme të marrë paraprakisht takim.

2. Procedura e re për përcjelljen me postë të dokumenteve shqiptare që nevojiten të paraqiten në Itali dhe që kanë nevojë për legalizimet/përkthimet. Ambasada Italiane ka përbyllur një marrëveshje me Postën Shqiptare, që pritet të hyjë në fuqi në datën 1 dhjetor 2013. Publiku, falë kësaj marrëveshjeje, mund të përfitojë nga Ambasada italiane, legalizimin/përkthimin e dokumentacionit të tij me nje procedurë shumë më të shpejtë dhe ekonomike se ajo e mëparshmja. Praktikisht, të gjithë ata që kanë nevojë të legalizojnë një dokument shqiptar me vulë apostille pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe më pas të kenë përkthimin e legalizimin e tij nga përfaqësia konsullore italiane mund të paraqiten vetëm një herë pranë zyrave postare të autorizuara në Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korca, Lezhë, Shkodër, Kukës e Peshkopi, të dorëzojnë dokumentet. Do t’i kenë mbrapsht brenda 7 ditëve pune të pajisura me vulën apostille dhe përkthimin e legalizimin e kryer nga ana e Ambasadës. (Këtu gjeni marrëveshjen mes Ambasadës italiane dhe Postave Shqiptare).

Vetëm për shërbime të tjera të cilat nuk janë të përfshira në 2 pikat e para (si kërkesa per viza dhe ndjekje çështjesh si për shembull dëbimi), qytetarët duhet t’i drejtohet personalisht Zyrës konsullore prane Ambasadës italiane në Tiranë.

Ambasada kujton se përpara se të paraqiten në Zyrat konsullore qytetarët jo italianë duhet gjithmonë të marrin një takim me anë të sistemit Prenoto online. (Vetëm shtetasit italianë mund të priten në Zyrat Konsullore pa pasur nevojë për të marrë paraprakisht takim).

Ambasada kujton gjithashtu se, përpara se t’u drejtohet Zyrave Konsullore për të kërkuar një shërbim konsullor, të interesuarit kanë gjithmonë mundësi që të kërkojnë informacione dhe sqarime pranë Zyrave të ndryshme (psh. në lidhje me documentacionin që do të duhet të paraqesin) përmes adresave të postës lektronike: cancelleriaconsolare.tirana[at]esteri.it (për kërkesat e përgjithshme ose kur të interesuarit nuk dinë me saktësi ku duhet të paraqiten); ose visti.tirana[at]esteri.it, scuole.tirana[at]esteri.it, statocivile.tirana[at]esteri.it, anagrafe.tirana[at]esteri.it, passaporti.tirana[at]esteri.it.

Shqiptari i Italisë

Marrëveshja Ambasada Italiane-Postat shqiptare. Lehtësim i procedurave të përkthim/legalizimit

Falimenton Belle Air. Nga 25 nëntori pezullon të gjitha fluturimet