in

Masakrohen me shkopinj e çekiçë dajë e nip në Savona

Dy shqiptarë, dajë e nip, që të dy banues në Altare (provinca e Savonës) janë goditur nga pesë të panjohur. Kanë trauma në kokë dhe fraktura të gjymtyrëve por nuk rrezikojnë jetën.

Romë, 13 maj 2012 – Dy shqiptarë, dajë e nip shqiptarë B.A. 46 vjeç dhe D.R. 22 vjeç, që të dy banues në Altare (provinca e Savonës) janë goditur me çekiçë dhe shkopinj bejsbolli të premten në darkë në rrugën Tripoli të Savonës.

Dajë e nip dilnin nga qendra tregtare “Il Gabbino” e shkonin të merrnin makinën kur janë rrethuar nga pesë persona të armatosur deri në dhëmbë. Agresorët i kanë goditur egërsisht disa herë e më pas janë zhdukur në errësirë, duke lënë në vendngjarje “armët” e përdorura.

Viktimave u është dhënë ndihma e shpejtë nga personeli i Kryqit të kuq e i kryqit të Bardhë e janë çuar në spital. U janë konstatuar trauma në kokë dhe fraktura të gjymtyrëve por nuk rrezikojnë jetën.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e agresorëve dhe për zbulimin e shkaqeve. Falë disa dëshmitarëve hetuesit po rindërtojnë lëvizjet e agresorëve që duket se janë larguar në drejtim të parkut të rrugës Trincee.

Torino-Savona me 140 gr kokainë me vete. Arrestohen dy të rinj

Filipaj, pastruesi shqiptar diplomohet në Columbia University