in

Matelica. Merrte padrejtësisht çekun social, paditet i moshuari dhe i biri

Sipas financierëve, atë e bir i kanë vjedhur me mashtrim INPS-it 15 mijë euro, që është shuma që prindi ka marrë në tre vjet si çek social pa pasur të drejtë sepse jetonte në Shqipëri.

Romë, 10 qershor 2014 – Rasti i fundit i marrjes së çekut social pa të drejtë vjen nga Matelica në provincën e Maceratas. Guardia di Finanza e Camerinos ka paditur për vjedhje me mashtrim të INPS-it babë e bir rezidentë në Matelica që tashmë duhet t’i kthejnë mbrapsht institutit të sigurimeve shoqërore 15 mijë euro.

Loja e zbuluar është e zakonshmja: vite më parë babai ka bërë bashkim familjar me të birin, tre vjet më parë ka kërkuar çekun social. Ka tërhequr personalisht muajin e parë e është kthyer në Shqipëri. Në Itali, mendonte i biri të tërhiqtë, me prokurë, çekun e të atit. Dhe e ka bërë për tre vjet.

Çeku social, vërtet u takon edhe të huajve që kanë mbi 10 vjet rezidencë në Itali, por është kusht i domosdoshëm për marrjen e tij rezidenca e qëndrueshme e vazhdueshme dhe efektive në Itali, kusht ky që vlen edhe për italianët, jo vetëm për të huajt.

Hetimet e Guardia di Finanza të Camerinos që kanë zbuluar rastin e fundit kanë nisur që vitin e shkuar, deri më sot kanë zbuluar 50 të huaj, kryesisht shqiptarë, që i kanë marrë padrejtësisht INPS-it rreth 220 mijë euro.

Lexo edhe:
Nuk do të kem pension nga puna, a mund të kërkoj çekun social?
Frosinone. Paditen katër të huaj pse merrnin padrejtësisht çekun social
Ariano Irpino. Një tjetër i moshuar shqiptar paditet pse e merr padrejtësisht çekun social
Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj 
Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe 
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë 
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë 
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj 
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe 
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia 
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali 

 

Miss Mondo Italia. Tra le finaliste Chrisolythe Songo, si scatenano i razzisti

Irma Kurti, fituese e çmimit “Città di Treviglio”