in

Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e ish Mbretit Zog

Eshtrat e Ahmet Zogut, i zhvarrosur dy ditë më parë në Francë, kanë mbërritur në Tiranë ku nesër do të mbahet ceremoni zyrtare e rivarrosjes

Tiranë, 16 nëntor 2012 – Rreth orës 08:15 të ditës së sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën eshtrat e ish Mbretit Zog.  

Pritja e eshtrave në aeroport u shoqërua me një ceremoni në praninë e nipit Leka Zogu, të fejuarës së tij Elia Zaharia, Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi si dhe kryetarit të Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia.

Më pas, arkivoli me eshtrat e Ahmet Zogut, u shoqërua drejt banesës së Familjes Zogu. Gjatë ditës së nesërme në Pallatin e Brigadave prej orës 10.00-12.00 do të zhvillohen homazhet në nderim të ish Mbretit Zog. Më pas në orën 12:15 do të bëhet inaugurimi i Mazoleumit të Familjes Zogu, dhe në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së eshtrave në Mazoleumin e kësaj familjeje, e shoqëruar me të shtëna topi.

Eshtrat e Ahmet Zogut u zhvarrosën dy ditë më parë në varrezat Thiais në Paris, në një ceremoni ushtarake. 
Ahmet Zogu u lind më 8 Tetor 1898 në Burgajet të Matit. Ai ndërroi jetë në spitalin Foch të Parisit më 8 Prill 1961.

 

Pse në Shqipëri kemi vetëm parti “të djathta”

Një vit me qeverinë Monti