in

Një vit me qeverinë Monti

Shumë nga vendimet e profesorëve gjatë këtij viti jetë të qeverisë Monti kanë të bëjnë me të huajt në Itali. Nga lejet e qëndrimit me kohëzgjatje më të madhe për të papunët deri te sanatoria. Por numërohen edhe premtime të pambajtura e raste të çuara dëm

Romë, 16 nëntor 2012 – Qeveria e udhëhequr nga Mario Monti mbush plot një vit dhe vendimet e saj gjatë këtyre dymbëdhjetë muajve kanë ndikuar ndjeshëm – në të mirë e në të keq – edhe mbi imigracionin.

Që profesorët e konsideronin imigracionin temë të rëndësishme, u pa qartë që në fillim, që më 16 nëntor 2011, kur përpara presidentit të Republikës u betua edhe një ministër për Integrimin dhe Kooperimin Ndërkombëtar, Andrea Riccardi. Atij iu kaluan (jo pa ngurrime) kompetenca që përndryshe do të mbeteshin në dorë të kolegëve të tij, veçanërisht Cancellierit (Ministria e Brendshme), Fornero (e Punës) dhe Terzit (e Jashtme).

Në dhjetor, manovra e parë ekonomike e qeverisë, dekreti i famshëm Salva Italia, nuk i harroi imigrantët, që në kohë sakrificash për të gjithë panë t’u zbriste nga qielli edhe një tjetër shtesë, ajo e “Tatimit mbi vlerën e pasurive të patundshme jashtë Italisë” që goditi edhe shtëpitë e blera në atdhe me paratë e kursyera në Itali, natyrisht duke zbritur taksën që ndoshta paguajnë në vendlindje. Por i njëjti dekret vuri, më në fund, të zezë mbi të bardhë që kush është në pritje të përtëritjes së lejes së qëndrimit duhet konsideruar immigrant i rregullt.

Nëse për rumunët e bullgarët, viti 2012 u hap me heqjen e shtrëngimeve që vuanin në futjen e tyre në tregun e punës, për jokomunitarët arritën sakrifica të reja. Më 30 janar hyri në fuqi kontributi i ri mbi lëshimin e përtëritjen e lejeve të qëndrimit, me shuma që shkojnë nga 80 deri në 200 euro sipas kohëzgjatjes së dokumentit. Por kjo ishte një dhuratë e vonuar e qeverisë pararendëse, e nënshkruar nga ministrat e asokohe të Brendshëm dhe të Ekonomisë, përkatësisht Roberto Maroni dhe Giulio Tremonti, një goditje e rëndë me shije legiste që po ndihet jo pak në bilancet e familjeve të imigrantëve.

Anna Maria Cancellieri dh Andrea Riccardi thanë se donin “të nisnin një reklektim të thellë dhe vlerësim të kujdesshëm” të taksës së re, duke hipotizuar “modulimin e taksës sipas të ardhurave të punonjësve të huaj dhe përbërjes së bërthamës familjare”. Më pas, ministrja e Brendshme foli edhe për mundësinë e rritjes së kohëzgjatjes së dokumentit të qëndrimit, në mënyrë që impakti i taksës së re të reduktohej. Por deri më sot nuk është mbajtur asnjëri prej këtyre dy premtimeve.

Një tjetër trashëgimi e qeverisë së mëparshme ishte edhe ardhja në fuqi, më 10 mars, e marrëveshjes së integrimit. Dhe nëse tani për tani nënshkrimi i marrëveshjes pranë Sporteleve Unike të Imigracionit duket se nuk ka krijuar probleme të mëdha dhe po shkohet përpara me mini-kurse mbi edukatën qytetare, duhet parë çfarë do të ndodhë në vitin 2014, kur do nevojitet të verifikohet nëse nënshkruesit e marrëveshjes kanë arritur objektivat.

Një taksë e hequr nga qeveria Monti është ajo mbi dërgesat e parave në vendlindje nga të huaj me qëndrim të parregullt, që kish ardhur në fuqi me kërkesë të Legës. E hoqi marsin e shkuar dekreti mbi thjeshtëzimet fiskale, për të respektuar detyrimet ndërkombëtare në aspektin e reduktimit të kostove të remitancave të migrantëve, të konsideruara levë e rëndësishme e zhvillimit të vendlindjeve.

Një tjetër dekret mbi thjeshtëzimet ka zhdukur nisjen e kontratës së qëndrimit Sporteleve Unike për çdo punësim të ri të punonjësve të huaj. Dhe ka përshpejtuar procedurat për të sjellë në Itali punonjës sezonalë, duke u lejuar për më tepër që, me të mbaruar një kontratë, të mund të nënshkruajnë një të re pa u kthyer në atdhe.

Pikërisht 35 mijë punonjësve sezonalë, dhe 4 mijë punonjësve me formim profesional të marrë në vendlindje, iu kushtua pranverën e shkuar, dekreti i vetëm i flukseve i nënshkruar këtë vit. Në fakt, duke pranuar udhëzimet e ekspërtëve të ministrisë së punës, qeveria vendosi të mos hapë dyert për punonjës të varur, për të mbrojtur e për të lejuar ripunësimin e punonjësve të huaj që gjenden në Itali e të mbetur pa punë nga kriza.

Për të papunët, verën e shkuar, mbërriti edhe një risi shumë e rëndësishme. Reforma e tregut të punës e ministres Fornero u ngriti kohëzgjatjen e lejeqëndrimeve në pritje të punësimit deri në të paktën dymjëdhjetë muaj (ishte vetëm gjashtë) dhe sidoqoftë sa kohëzgjatja e amortizatorëve të mundshëm socialë, duke larguar kështu rrezikun që kush humbet punën të humbasë bashkë me të edhe të drejtën e qëndrimit në Itali.

Monti dhe ministrat e ti pranuan më në fund edhe dy direktiva europiane që pararendësit e tyre kishin lënë të skadonin. Korrikun e shkuar, dekreti legjislativ 108/2012 parashikoi ardhjet jashtë kuotave të flukseve, procedura më të shpejta dhe një super lejeqëndrim (karta blu) për një kategori të gjerë punonjësish me kualifikim të lartë.

Po ato ditë arriti edhe dekreti 109/2012, që solli në fupi sanksione më të rënda për ata që punësojnë të huaj me qëndrim të parregullt duke parashikuar edhe një lejeqëndrim për punonjësit e huaj më të shfrytëzuar që padisin punëdhënësit e tyre. E mbi të gjitha, me kërkesë të Parlamentit dhe falë nxitjes së ministrit Riccardi, i hapi rrugën sanatores.

Por pikërisht kjo sanatore, me mëse 130 mijë kërkesa të nisura nga familjet (pjesa dërrmuese) dhe nga ndërmarrjet në periudhën 15 shtator – 15 tetor 2012, përbën një rast të çuar dëm, po të konsiderohet që punonjësit e huaj të parregullt janë shumë më tepër se aq. Një procedurë e penalizuar kryesisht nga kostoja e lartë por edhe nga pengesa të tjera të vendosura nga qeveria, si ajo e dëshmisë së pranisë në territorin italian nga viti 2011, mbi të cilën, për më tepër u dhanë sqarime vetëm dhjetë ditë para afatit të fundit të nisjes së kërkesave.

Gjatë këtyre javëve, qeveria është në punë për të gjetur një rrugëdalje për 20 mijë refugjatët e ‘Emergjencës Afrika e Veriut’ që mbahen në strukturat e pritjes. Nga 1 janari i ardhshëm rrezikojnë të mbeten rrugëve, qofë edhe sikur të marrin lejeqëndrim për motive humanitare (që duket se është zgjidhja e ditëve të fundit). Pa fonde të reja dhe pa zgjatjen e ndërhyrjeve në mbështetje të tyre, situata rrezikon të dalë duarsh.

Në bilancin e këtij viti të qeverisë Monti nuk mund të mos përmendet impulsi i munguar për reformën e ligjit mbi shtetësinë për brezat e dytë edhe pse konsiderohet e domosdoshme nga anëtarë të ndryshëm të ekzekutivit. “Është një çështje që personalisht kam shumë për zemër” pohoi në qershor vetë kryeministri Monti, duke shtuar ama që nuk do të kishte rrezikuar krizën e qeverisë duke detyruar Parlamentin mbi këtë pikë.

Më një fjalë teknikët bëjnë nëvendnumëro, politikanët po ashtu. Tashmë nuk mbetet veçse të pritet pranvera e bashkë me të legjislatura e re.

Elvio Pasca

Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e ish Mbretit Zog

Lajme të mira për Republikën!