in

Mbi 100 vjet burg për organizatën kriminale italo-shqiptare

Dënohen për trafik ndërkombëtar droge, mes të tjerësh, edhe Bledjan Kodra, Shkëlqim Isufaj, Elton Çoba dhe Besnik Bishqemi

Romë, 4 dhjetor 2012 – Mbi 100 vjet burg gjithsej u janë dhënë disa personave italianë e shqiptarë, pjesëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria në Puglia.

Policia dhe Guardia di Finanza arrestuan në shtator të vitit 2011, pas pesë vjetësh hetime, disa persona, kryesisht italianë e shqiptarë, që organizonin trafikun e marijuhanës dhe të hashishit nga Shqipëria në brigjet salentine për ta shpërndarë më pas në akset Lecce-Brindisi, Brindisi-Napoli dhe Brindisi-Taranto.

Koordinatori i grupit duket se ishte 37 vjeçari nga Brindisi, Emanuele Macchia, që është dënuar nga gjykatësi me 20 vjet burg. Nga përgjimet telefonike, veç trafikut të drogës, ka dalë në dritë që Macchia ishte i implikuar edhe me trafik armësh.

Dënimet e tjera janë më të ulëta: 16 vjet e 8 muaj për Gennaro Vespero; 9 vjet e 8 muaj për Bledjan Kodrën, 24 vjeç; 8 vjet e 8 muaj secilit për Shkëlqim Isufajn, Girolamo Trapani dhe Giuseppe Clemente; 8 vjet Marco Boccia; 7 vjet e 8 muaj për Elton Çobën dhe Attilio Salvini; 7 vjet e 4 muaj për Sebastiano Manni, Ëalter Margherito dhe Francesco Boccuni; 6 vjet për Assunta Vespero; 4 vjet për Cosimo Palmieri; 3 vjet e 8 muaj për Besnik Bishqemin. Krahas tyre janë arrestuar e dënuar edhe dy marokenë, Altin I Avduraman (16 vjet) dhe Abdessamad Elannani (9 vjet e 8 muaj)

 

 

Flukset. Nis përpilimi i kërkesave

Një leksion demokracie