in

Mbi 1.500 shqiptarë janë kthyer në atdhe gjatë 2011-tës

Sipas Raportit të Fondacionit Moressa, 32 mijë punonjës të huaj janë larguar nga Italia gjatë vitit 2011, që do të thotë se arkat e shtetit italian kanë humbur 87 milionë euro.
Sot imigrantët përbëjnë 10,1% të të punësuarve, deklarojnë 43,6 miliardë euro e paguajnë 6,5 milionë euro IRPEF

Romë, 11 tetor 2013 – Kriza italiane prek të gjithë, por imigrantët më shumë se vendasit. Këtë nxjerr në dritë edhe raporti i fundit i Fondacionit Moressa mbi ekonominë dhe imigrantët në Itali.

E një ndër efektet e krizës është edhe largimi i imigrantëve. Që përkeqëson situatën ekonomike në Itali, pot ë mbahet parasysh se punonjësit imigrantë janë edhe taksapagues e nëse këta taksapagues nuk janë më në Itali, arkat e shtetit “humbasin” burimin e të ardhurave të tyre.

Disa të dhëna interesante të përpunuara nga Moressa, janë ato që kanë të bëjnë me të ardhurat dhe taksat e paguara nga të huajt, këto gjatë vitit 2011. Taksapaguesit e huaj në Itali kanë qenë 3.438.078, kanë deklaruar të ardhura personale mesatare prej 12.880 euro për shumë totale prej 43 miliardë e 600 milionë euro. Kanë paguar mesatarisht  secili 2.930 taksë mbi fitimin (IRPEF), gjithsej mbi 6,5 miliardë euro.

Sipas raportit, gjatë vitit 2011 janë larguar nga Italia 32 mijë imigrantë, që do të thotë se gjatë vitit 2012 në arkat e shtetit Italian kanë hyrë 87 milionë euro më pak, vetëm duke konsideruar taksën IRPEF.

Komunitetet më të mëdha, rumunë, marokenë, kinezë, shqiptarë, kanë pasur edhe largimet më të shumta, por që gjithsesi mbeten në shifrat 1.500-2.000 vetë, me përjashtim të rumunëve (të larguarit, sipas Moressa-s kanë qenë 7.700).

Në veçanti, numri i shqiptarëve që kanë lënë Italinë gjatë vitit 2011 kanë qenë 1.525. Prej secilit prej tyre, arkat e shtetit italian kanë humbur 1.870 euro në vit si taksë mbi fitimin, për një shumë totale prej mëse 2.850.000 euro.

Largimi i të huajve nga Italia, dhe vlera e taksës Irpef që nuk futen në arkat e shtetit italian

Në vitin 2012 të huajt në marrëdhënie pune në vitin 2012 janë mbi 2.334.000, me përqindje punësie 60,6% që është më e lartë se ajo e italianëve (56,4%) por nga viti 2008 punësimi i imigrantëve ka rënë me 6,5% ndërsa mes italianëve ka rënë vvetëm me 1,8%.
Ndërsa të papunët e huaj kanë qenë 382.672, me një nivel papunësie mes imigrantëve që ka shkuar në 14,1%, ndërsa për italianët niveli i papunësisë ishte 10,3%. Krahasuar me vitin 2008, papunësia mes të imigrantëve është rritur me 5,6% ndërsa mes italianëve vetëm me 3,7%.

Keti Biçoku

Nga sot Shqipëria ndalon importin e mbetjeve

Rreth 600 studentë italianë në Tiranë për t’u futur në Mjekësi e Odontoiatri