in

Mbretëria e Bashkuar. Çdo 5 minuta dy të huaj marrin pasaportën britanike

Nga viti 2000, mbi 2 milionë të huaj kanë marrë pasaportën britanike. Në Itali, gjatë të njëjtës periudhë, kanë marrë shtetësinë vetëm gjysmë milioni imigrantë

Në Britani, vitin e shkuar, plot 204.541 të huaj kanë marrë shtetësinë britanike, e thënë ndryshe, çdo dy minuta e gjysmë një shtetas i huaj  pajiset me pasaportën e këtij vendi. Ky përfundim del nga të dhënat zyrtare në Britani, ku mësohet se që nga viti 2000 e deri më sot nga shteti britanik u është dhënë nënshtetësia britanike më shumë se 2.053.396 imigrantëve, ose e thënë ndryshe një imigranti çdo 2,5 minuta që është edhe ritmi më i lartë në botë. Gjatë këtyre viteve ka pasur një rritje vjetore me 14% në njohjen e nënshtetësisë.

Nënshtetasit e rinj të Mbretërisë së Bashkuar vijnë kryesisht nga India, Pakistani, Nigeria, Kina dhe Filipinet.

Ka tre mundësi për marrjen e shtetësisë në Britani. E para për natyralizim. Sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, pas qëndrimit 5-vjeçar i huaji merr lejen e përhershme të qëndrimit (pak a shumë kartën e qëndrimit italiane) dhe pas një viti aplikon për shtetësinë. E dyta për martesë me një shtetas britanik. Së fundi, marrin menjëherë pasaportën britanike bijtë e mitur të shtetasve britanikë.

Sipas Home Office (ministria e brendshme), “shtetësia britanike është privilegj dhe jo e drejtë. Po shtrëngohen kërkesat gjuhësore për natyralizmin dhe shifrat e fundit tregojnë se kërkesat për shtetësi janë në rënie. Edhe imigracioni është në nivelet më të ulëta të dhetëvjeçarit është në nivelin më të ulët”.

Natyrisht, me marrjen e pasaportës britanike, imigrantët fitojnë të gjitha të drejtat e personave që janë nënshtetas të Mbretëreshës nga lindja.

Për të bërë një krahasim me Italinë, mjafton të kujtohet se gjatë vitit 2012 këtu kanë marrë shtetësinë 65.383 të huaj, 16,4% më shumë se një vit më parë, por gjithsesi shumë më pak se në Britani. Nga viti 2000 deri vitin e shkuar vetëm gjysmë milioni të huaj ka mundur të marrë pasaportën italiane.

 

 

Gazeta Dita: Ambasadori Ceka kërkohet në cilësinë e të pandehurit nga drejtësia greke

Panorama: Drejtësia greke kërkon ambasadorin Ceka për një aksident rrugor