in

Mbush 18 vjeç, mund të përtërij lejen e qëndrimit për motive familjare?

Pas një muaji mbush moshën madhore, 18 vjeç. Kam leje qëndrimi për motive familjare (jetoj me prindërit) por nuk po studioj e nuk kam një punë të rregullt. Leja e qëndrimit po më skadon e doja të dija nëse mund ta përtërij prapë për motive familjare?

Në bazë të direktivës nr. 17272/7 të ministrisë së Brendshme të 28 marsit 2008 shtetasi jokomunitar që ka një leje qëndrimi për motive familjare, mund ta përtërijë, në mbushjen e 18 vjeçëve, gjithnjë për motive familjare, me kusht që një nga prindërit e tij të plotësojë kushtet e të ardhurave dhe të strehimit të kërkuara për bashkimin familjar. Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit do të jetë sa ajo e prindit, sepse leja për motive familjare lëshuar të birit, është e lidhur me atë të prindit.

Kjo direktivë u drejtohet të gjithë atyre që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e parashikuara ng neni 32 i dekretit legjislativ 286/98 lidhur me përtëritjen e lejes së qëndrimit për motive studimi, pune apo pritje pune.

Jo gjithnjë të rinjtë, me mbushjen e moshës madhore, e kanë të qartë se ç’duan të bëjnë në të ardhmen e tyre. Mund të jenë akoma në mëdyshje se të nisin një punë apo të vazhdojnë studimet. Kjo gjë mund të sjellë varësi ekonomike të të riut në kurriz të prindërve që vazhdojnë t’i kenë në ngarkim. Me këtë direktivë u jepet mundësia e përtëritjes së lejes së qëndrimit të rinjve jokomunitarë që kanë ndërprerë studimet (apo nuk kanë mundur t’i vazhdojnë) dhe që në të njëjtën kohë nuk kanë një punë, por që kanë mundësinë të mbeten në ngarkim të prindërve.

Maria Elena Arguello / stranieriinitalia.it

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Çeku për familjet e mëdha. “Mjafton një lejeqëndrim i vlefshëm për punë”

“Schediamo tutti gli immigrati e i loro figli”. Richiesta choc dei consiglieri leghisti