Sot në mesditë, Sali Berisha, që ka mbajtur postin e Kryeministrit për tetë vjet, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Prej ditës së sotme, Shqipëria është formalisht pa qeveri ndërsa Berisha vetëm deputet. Kushtetuta parashikon se, kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, Kryeministri i ri propozohet nga partia apo koalicioni që ka shumicën në Kuvend dhe presidenti e emëron. Pas kësaj, ai duhet të miratohet nga Kuvendi brenda 10 ditëve.
Me hapjen sot të punimeve të Kuvendit të legjislaturës së re, praktikisht pritet që presidenti të mandatojë sa më shpejt kreun e mazhorancës së majtë, Edi Rama, për të formuar qeverinë e re e më pas të dekretojë ministrat, emrat e të cilëve dihen prej mëse një muaji tashmë.