in

Me kartën e qëndrimit italiane, mund të shkoj për punë në një vend tjetër të BE-së?

Kam lejeqëndrim BE për qëndrues afatgjatë e më është ofruar një kontratë pune në Francë. Mund të shkoj të punoj atje me lejeqëndrimin që kam të lëshuar nga Italia?

Sipas direktivës BE 109 të vitit 2003, të huajt me leje qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë (e ashtuquajtura karta e qëndrimit) mund të punojnë e të studiojnë në një vend tjetër evropian.

Duhet mbajtur parasysh që çdo vend i BE-së kur aplikon këtë direktivë përcakton disa kritere që i huaji duhet të respektojë, ndaj është e këshillueshme që përpara se i interesuari me kartë qëndrimi të transferohet në një vend tjetër të BE-së të kontaktojë përfaqësinë diplomatike të atij vendi në Itali.

Mes kritereve të kërkuara nga vendet e BE-së, janë kontrata e punës, regjistrimi efektiv në një kurs studimesh apo formimi profesional, ose dëshmimi i burimeve ekonomike të nevojshme për qëndrimin. Madje, shpesh duhet dëshmuar edhe të pasurit e një strehimi dhe mbulimi shëndetësor përpara transferimit.

Autoritetet përgjegjëse për imigracionin e vendit tjetër evropian, pasi pranojnë kërkesën e qëndrimit, lëshojnë një leje qëndrimi të zakonshme sipas aktivitetit për të cilin shkohet. Kjo nuk do të thotë që i huaji humbet lejeqëndrimin BE të lëshuar në Itali. I huaji humbet lejeqëndrimin BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar në Itali vetëm nëse merr një të barasvlefshëm në vendin ku shkon ose në rast se qëndron për një kohë të gjatë jashtë territorit italian apo jashtë Bashkimit Evropian.

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe:
Me kartën e qëndrimit të një shteti tjetër të BE-së, mund të vij për punë në Itali?
Kam kartën e qëndrimit, për sa kohë mund të qëndroj jashtë Italisë?

 

 

Ligji për Dekriminalizimin, në burg kryetari i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi

Mbi 1 miliard e gjysmë euro, shuma që i kërkon Becchetti Qeverisë shqiptare