in

Me ndarjen, humbet burrin por jo lejen e qëndrimit

Gjykata e Kasacionit: “Leja e qëndrimit përtërihet, nëse martesa ka zgjatur të paktën tre vjet”

Romë, 21 shtator 2010 – Shtohen çiftet e përziera dhe, nga ana tjetër, shtohen edhe ndarjet mes shtetasve italianë dhe atyre të huaj.

La guerrra dei rosesMbi këtë temë ndërhyn gjykata e Kasacionit, që saktëson: edhe nëse martesa nuk është më në këmbë, partneri i huaj mund të ruajë të drejtën e qëndrimit në Itali. por me kusht që martesa “të ketë zgjatur, të paktën, tre vjet, nga të cilët, të paktën një në territorin italian përpara fillimit të procedurës së divorcit apo e anulimit”.

Në këtë mënyrë, Seksioni i parë civil i ka dhënë të drejtë një gruaje nga Ekuadori që në vitin 1999 ishte martuar me një gjenovez nga i cili ishte ndarë në vitin 2006. Shthurja e martesës, sipas kuesturës së Gjenovës, sillte edhe humbjen e të drejtës së përtëritjes së lejes së qëndrimit, linjë e konfirmuar edhe nga gjykata e Apelit në tetor 2007.

Por gruaja nuk e ka lënë me kaq. I është drejtuar gjykatës së Kasacionit dhe kjo e fundit i ka dhënë të drejtë. Me sentencën 19893, ka kritikuar gjykatësit që nuk kanë aplikuar në këtë rast dekretin legjislativ nr. 30 të vitit 2007 “sipas të cilit ndarja – shkruhet në sentencë – dhe anulimi i martesës me një shtetas të BE-së nuk shkaktojnë humbjen e të drejtës së qëndrimit të familjarëve të shtetasit komunitar që nuk kanë shtetësinë e një vendi anëtar, me kusht që martesa të ketë zgjatur të paktën tre vjet, prej të cilëve të paktën njëri çifti ta ketë kaluar në territorin italian, përpara nisjes së procedurës së ndarjes apo të anulimit”.

Praktikisht, rindërton historinë Kasacioni, gruaja ka qenë e martuar “për mëse pesë vjet në Itali me shtetas italian” ndaj ka të drejtën që t’i përtërihet leja e qëndrimit.

Çmim në La Spezia poezisë së Kadaresë

Me Alitalia-n duhet udhëtuar ‘lehtë’