in

Më pak çifte të përziera, për faj të paketës së sigurisë

Çiftet e përziera përbëjnë tashmë 7,2% të të gjitha lidhjeve, por në periudhën 2008-2009 vërehet rënie. Për shkak të ligjit të sigurisë që detyron të huajt të tregojnë edhe lejen e qëndrimit kur martohen

Kriza e martesave në të gjithë Italinë gjatë viteve të fundit nuk ka kursyer as martesat e përziera (ku njëri prej bashkëshortëve është i huaj), që gjithsesi mbajnë në Veri dhe në Qendër të vendit ku komunitetet e huaja janë më të integruara. Kjo e dhënë del nga një raporti i Istat sipas të cilit në veri-lindje ndër çdo dhjetë italianë, njëri martohet me të huaj.

Ndër çiftet e përziera hasen më shpesh ato ku burri është italian dhe gruaja e huaj; këto lloj martesash  përbëjnë mesatarisht në nivel kombëtar 7,2% të numrit të përgjithshëm (16.559 martesat e celebruara në vitin 2009), më pika kulmore prej 9,9 në Veri- lindje. Në vitin 2009 janë lidhur 32 mijë martesa në të cilat të paktën njëri nga bashkëshortët është i huaj (sa 14% e numrit të përgjithshëm), gati  5 mijë më pak se një vit më parë (36.918 martesa, 15% e numrit të përgjithshëm) dhe të dhënat e pjesshme për vitin 2010 dëshmojë një pakësim të mëtejshëm. Gjatë vitit 2009 janë pakësuar kryesisht martesat e përziera(njëri italian tjetri i huaj), 21 mijë celebrime, 3.191 më pak se në vitin 2008.

Dukuria e martesave të përziera ka të bëjë kryesisht me çifte ku gruaja ose burri i përkasin një vendi me presion të fortë migrues. Italianet që kanë zgjedhur një partner të huaj kanë qenë 4.798 në vitin 2009 (2,1% e numrit të përgjithshëm të nuseve). Sipas raportit të Istat, burrat dhe gratë tregojnë një preferencë të ndryshme në martesat me të huajt, jo vetëm për sa i përket numrit, por edhe lidhur me disa karakteristika të tjera si për shembull shtetësia. Italianet zgjedhin më shpesh burra me origjinë afrikano-veriore, kryesisht nga Maroku (20,2%), Tunizia (8,2%) dhe Egjipti (4,4%). Më pas radhiten shqiptarët (8,2%). Ndërsa Italianët që martohen me një grua të huaj, në 15,5% të rasteve zgjedhin rumune, 10,2% një ukrainase dhe në 9% të rasteve një braziliane. Janë pikërisht martesat ku gruaja është italiane dhe burri nga Afrika Veriore ose Shqipëria ato që janë pakësuar më shumë në krahasim me vitin 2008: për shembull regjistrohet një rënie prej 45% për burrat egjiptianë dhe tuniziane, 31% për ata shqiptarë dhe marokenë.

Çfarë ka penguar çiftet e përziera? Për ISTAT nuk ka asnjë dyshim: “Rënia e numrit të martesave me të paktën një prej bashkëshortëve të huaj ka të bëjë kryesisht me futjen e nenit 1 paragrafi15 të ligjit 94/2009, që detyron të huajt që duan të lidhin martesë në Itali të tregojnë përveç nulla-ostës edhe dokumentin e qëndrimit në Itali”.

Me një fjalë duke ndaluar martesën e klandestinëve, ligji për sigurinë ka sjellë uljen e ndjeshme të çifteve të përziera. Ajo normë, që sipas qeverisë duhet t-i kundërvihet martesave për interes, të lidhura vetëm për të siguruar lejen e qëndrimit apo shtetësinë. Po sa dashuri të sinqerta nuk përfundojnë me martesë vetëm për shkak të linjës së rreptë të vendosur nga Maroni? ISTAT këtë nuk mund ta thotë.

Rastet kur të dy bashkëshortët janë të huaj përfaqësojnë ende një pakicë në Itali (4,6% e celebrimeve) dhe përgjysmohen nëse llogariten rastet kur të paktën njëri prej të dyve është rezident. Më të përhapura janë martesat mes rumunëve (1.111 në 2009, baras me  19,5% të martesave mes të huajve me banim në Itali), më pas renditen kinezët (905 martesa, 15,9). Në polin e kundërt vendosen disa komunitete emigrantësh, po aq të mëdha, që martohen shumë më rrallë në Itali si marokenët dhe shqiptarët.

Qershor, deklarime të ardhurash dhe pagesa taksash

Kurse për sipërmarrjen në atdhe të shqiptarëve që kthehen