Nga 1 janari zyrat e administratës publike duhet të gjejnë vetë informacionet të cilat janë në poses të saj. Kërkesave nuk u duhen bashkangjitur më certificata, mjaftojnë deklaratat zëvendësuese dhe fotokopja e dokumentit të identitetit
Romë, 17 janar 2012 – Nga 1 janari 2012, falë ligjit 183 të 12 nëntorit 2011, që ka modifikuar DPR 445/2000 lidhur me vetëcertifikimet, kanë hyrë në fuqi norma të reja në këtë aspekt.
Qytetarët nuk duhet të bëjnë më radhë në zyrat e administratës publike për të marrë certificata fmiljare, rezidence, gjendjeje civile apo të tjera si këto, nëse kërkohen nga Prefektura, Kuestura, Gjykata, Universitete, apo nga administrues të shërbimeve publike (Postat, ndërmarrjet e transportit, etj.). Normativat e reja përcaktojnë që zyrat e Administratës Publike të verifikojnë vetë të gjitha dokumentet që kanë të tjera zyra të saj.
Janë vetë zyrat që duhet të vihen në punë parme kanaleve të tyre të rendshme t’u kërkojnë zyrave të tjera publike dëshmitë e nevojshme lidhur me kërkesën e qytetarit. Ndërsa ky i fundit duhet të vetëcertifikojë statusin e faktet që i kërkohen, duke i bashkangjitur deklaratës zëvendësuese të certifikatave një dokument të vlefshëm identifikimi.
Mbetet gjithsesi detyrimi i paraqitjes së certifikatave në marrëdhëniet me ndërmarrjet private, për shembull, me institucionet që japin kredi, me bankat apo me agjencitë e shitblerjes së pronave të patundshme, etj.
Këto rregulla vlejnë edhe për të huajt jokomunitarë që kanë të drejtë të vetëcertifikojnë vetëm fakte e cilësi që gjenden në regjistrat e administratës publike italiane dhe që mund të verifikohen nga zyrat e ndryshme të AP-së.
Kuestura, për shembull, për praktikën e përtëritjes së lejes së qëndrimit, nuk mund të kërkojë më certifikatën e rezidencës apo të përbërjes familjare. Po kështu edhe Prefektura, kur kërkohet shtetësia, apo Inps për kërkesën e dhënies së një çeku apo pensioni. Por nuk duhet harruar që nevojiten akoma të gjitha dokumentet që prodhohen në vendlindje: kështu për shembull, nëse kërkon shtetësinë, duhet të paraqesësh akoma certifikatën penale nga vendlindja, apo kur kërkon të ndjekësh universitetin në Itali të paraqesësh akoma deklaratën e vlerës së dipomës së shkollës së mesme të ndjekur në vendlindje.