Ka përfunduar në repartin e Reanimacionit në spitalin Maggiore të Parmës në gjendje të rëndë shëndetësore, shqiptari 39 vjeç rezident në Noceto
Një shqiptar 39-vjeçar rezident në Noceto të Parmës kish vendosur të bënte të dielën një shëtitje me biçikletë bashkë me një mik. Por ajo që duhet të ishte një ditë e këndshme e kaluar në ajër të pastër ka përfunduar si mos më keq: në një rrugë të rrëpirë në afërsi të Medesanos, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin e biçikletës e ka përfunduar kundër një peme.
Në përplasjen e fortë 39-vjeçari ka marrë trauma në kokë dhe në bark. Është shtruar në repartin e Reanimacionit në spitalin Maggiore të Parmës në gjendje të rëndë shëndetësore.