in

Merkel u tërheq veshin krerëve të Ballkanit: Qytetarët tuaj të mërzitur nga korrupsioni

“Të gjithë kanë shansin të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Por integrimi, mbi të gjitha, kërkon sundimin e ligjit dhe administratë efikase”

Ka qenë e drejtpërdrejtë kancelarja gjermane Angela Merkel me kryeministrat e Ballkanit perëndimor në Konferencën e mbajtur në Berlin. Samiti u zhvillua në sallën e mbledhjeve të qeverisë gjermane, ndërsa të pranishëm ishin kryeministrat e Ballkanit perëndimor, Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe Kryeministri austriak Michael Spindelegger.

Pasi i falënderoi pjesëmarrësit, Kancelarja Merkel u ka kërkuar bashkëpunim: “Ka shumë gjëra që mund të bëhen bashkërisht. Nevojitet intensifikim i marrëdhënieve mes vendeve tona.

Lidhur me integrimin në Evropë të Merkel bëri një deklaratë të qartë dhe të fortë, duke u bërë të qartë krerëve të vendeve të Ballkanit perëndimor se integrimi, mbi të gjitha, kërkon sundimin e ligjit dhe administratë efikase.

“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të mërzitur me korrupsionin dhe nuk duan më gjykatat, që nuk funksionojnë mirë. Keqmenaxhimi, kriminaliteti i organizuar dhe ekonomia informale është në të gjitha vendet një problem i vazhdueshëm, po ashtu edhe niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj çdo vend duhet të krijojë premisat për pranimin në Bashkimin Evropian në sektorët e sundimit të ligjit dhe punën efikase të administratës. Harkun kohor vendet mund ta influencojnë vetë përmes reformave vendimtare strukturore. Një gjë është e qartë: “Të gjithë kanë shansin për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian”, – nënvizoi kancelaria gjermane.

Kancelarja Merkel tha se ështe e rëndësishme që vendeve t’u përcillet mesazhi, që ata “të mos i perceptojnë kriteret e pranimit në BE si barrierë, apo pengesë, por si nxitje për të punuar me të vërtetë me sukses për qytetarët e tyre”.

Lexo edhe:
Merkel-Barroso: Të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Ballkanit në BE
Konferenca e Berlinit. Vendet ballkanike premtojnë bashkëpunim në rrugën drejt Evropës

Gallup: Shqipëria, vendi evropian më pak miqësor me homoseksualët

Konferenca e Berlinit. Vendet ballkanike premtojnë bashkëpunim në rrugën drejt Evropës