Aksion i gjerë i Guardia di Finanza në 75 provinca italiane. “Dëmi për arkat e INPS-it shkon në 4,5 milionë euro”
Romë, 23 tetor 2014 – Sërish një lajm i ri mbi mashtruesit e çekut social, shumës prej rreth 450 euro në muaj që shteti u jep të moshuarve më të varfër, përfshirë edhe të huajt me kartë qëndrimi, me kusht që të gjithë (përfshirë edhe italianët) të jetojnë vërtet në Itali. Por ka nga ata të huaj që pasi e fitojnë të drejtën e çekut kthehen në atdhe ku ato 450 euro vlejnë shumë më tepër, pa hequr ama rezidencën nga . E nuk janë pak, siç e tregojnë lajmet e vazhdueshme të kronikës mbi zbulimin e mashtruesve.
Lajmi i fundit në kohë, ai që flet për 325 qytetarë të huaj, të zbuluar e të paditur gjatë ditëve të fundit pas një operacioni të gjerë të Guardia di Finanza në plot 75 provinca të ndryshme. Të gjithë të moshuarit akuzohen për veprën penale të vjedhjes me mashtrim e për këtë duhet të japin llogari në gjykatë përveçse të kthejnë mbrapsht shumat e futura në xhep padrejtësisht. Sipas financierëve, dëmi që i kanë shkaktuar INPS-it deri më sot është rreth 4,5 milionë euro e nga ndërprerja e pensionit këtyre personave Instituti i sigurimeve shoqërore mund të kursejë rreth 2 milionë euro në vit.
Imigrantët e rremë [në të vërtetë nuk ishin të tillë pasi jetonin në vendlindje], shpjegon një komunikatë e Guardia di Finanza, “përfitonin trajtimin me çekun social duke e akredituar atë në llogari rrjedhëse, edhe pse ndërkaq ishin kthyer në vendlindje, apo mungonin nga Italia për periudha mbi 30 ditë pa i komunikuar INPS-it këto fakte që të pezullonte përkohësisht shumën, siç parashikojnë normat në fuqi”.
Hetimi ka nisur pas një analize, të kryer nga një grup special i financierëve, të të dhënave përkatëse të përfituesve të pensioneve sociale të vëna në dispozicion nga INPS-i.më pas financierët kanë bërë kontrolle në territor gjatë cilave kanë vërtetuar shkeljet ligjore. Lombardia, Lazio, Campania, Toscana, Emilia Romagna dhe Liguria janë krahinat ku financierët kanë konstatuar parregullsitë më të shumta.
Lexo edhe:
Brindisi. Merrnin padrejtësisht pensionin social. Paditen 33 të moshuar shqiptarë
Matelica. Merrte padrejtësisht çekun social, paditet i moshuari dhe i biri
Nuk do të kem pension nga puna, a mund të kërkoj çekun social?
Frosinone. Paditen katër të huaj pse merrnin padrejtësisht çekun social
Ariano Irpino. Një tjetër i moshuar shqiptar paditet pse e merr padrejtësisht çekun social
Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj
Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali
Pensioni social në Shqipëri
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)