Ndërsa dje Ilir Meta i thoshte gazetarit të të përditshmes La Repubblica që nuk e njihte Lavitolan, që “nuk mbante mend kush ishte me ministrin Frattini” sot me një komunikatë shtypi në faqet internet të LSI-së pohon të kundërtën, që e njeh prej kohësh Lavitolan si drejtor të gazetës “L’Avanti”.
Komunikata e shtypit e Ilir Metës:
Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme, dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme, dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Personi në fjalë njihet prej meje prej kohësh si drejtor i gazetës ”L’Avanti”.
Lexo edhe: Meta për Lavitolan: “Nuk e mbaj mend atë person”
Lavitola Metës: “Takohemi nesër në Farnesina”