in

Ministri Brunetta: “90 mijë auto në dispozicion të administratës publike”

30 mijë auto blu, por edhe 60 mijë të tjera “gri” për t’u verifikuar. Secila i kushton shtetit 3.300 euro në vit
Për Codacons, “shpenzim i ekzagjeruar në krahasim me partnerët europianë”

25 qershor 2010 – Veturat e ashtuquajtura blu në dispozicion të administratës publike janë rreth 30 mijë, për ata që mbulojnë detyra për të cilat janë zgjedhur me votë popullore apo për drejtues e funksionarë të lartë. Veç tyre parku automobilistik i administratës shtetërore ka edhe 60 mijë vetura të tjera, të ashtuquajtura “gri” që janë ato pa shofer, në dispozicion të zyrave të ndryshme për veprimtari operative.

Këtë ka deklaruar sot ministri Brunetta që me anë të një pyetësori drejtuar administratave shtetërore qendrore dhe lokale ka monitoruar deri në njëfarë mase numrin e makinave në dispozicion të administratës dhe të paguara nga kontribuentët. Sipas ministrit, secila prej këtyre makinave u kushton arkave të shtetit 3.300 euro në vit, dhe shpenzimi kryesor është për karburantin.

Codacons, Koordinamento i shoqatave të konsumatorëve, lajmëron se do të ngrejë këtë çështje në Kontrollin e Lartë të Shtetit, për të verifikuar “nëse ka shpërdorim të parave publike në dëm të kolektivitetit”. Codacons vëren gjithashtu se, sipas të dhënave të fundit, ka një dallim të madh mes numrit të makinave blu (e gri) të Italisë me numrin e tyre në vende të tjera evropiane “në Francë numërohen 65 mijë, në Britaninë e madhe 55 mijë, në Gjermani 54 mijë dhe në Spanjë 44 mijë”.

L’Albania, tutta da scoprire

CGIL, rreth një milion në shesh kundër manovrës ekonomike