Moti i keq, i shoqëruar me reshje dëbore, ngrica dhe erëra te forta vazhdon të shkaktojë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore, kryesisht ne veri dhe verilindje të vendit. Për hapjen e rrugëve ministria e Brendshme vë në dispozicion 40 milionë lekë
Tiranë, 13 shkurt 2012 – Ministria e Brendshme ka akorduar një fond prej 40 milionë lekësh për t’u përdorur nga strukturat shtetërore për hapjen e akseve rrugore në zonat e bllokuara nga dëbora.
Lajmin e dha ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i cili theksoi se fondi i është akorduar administratës së qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë, si edhe administratës së disa bashkive dhe komunave në këto rajone. Kreu i ministrisë së Brendshme, Nishani theksoi se, ky fond duhet të përdoret në mënyrë të detyrueshme vetëm për hapjen e rrugëve. Praktikisht, administrata e qarqeve me paratë që do t-i jepen duhet të kontraktojë menjëherë mjete nga kompanitë private për të hapur akset e rrugëve rurale. Ndërsa nga administrata e komunave, fondi do të përdoret për të kontraktuar mjete private për hapjen e rrugëve komunale. Ndërsa, nga prefekturat fondi financiar do të përdoret vetëm për furnizimin me karburant të mjeteve që do të nevojitet nga drejtoritë rajonale të rrugëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Sipas njoftimit të shpërndarë sot nga Policia e Shtetit, “me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.
Situata në akset rrugore në shkallë vendi
Rekomandohet të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik-Kukës-Morinë dhe Burrel-Bulqizë-Peshkopi.
Në qarkun Kukës:
Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Po punohet me intensitet të lartë nga Shtabi i Emergjencave në Qark për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga dëbora.
Në qarkun Dibër:
Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Shtabi i emergjencës po punon për t’u përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve.
Në qarkun Shkodër:
Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
Trashësia e dëborës në zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, reshjet e dëborës janë intensive, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Vazhdohet të punohet nga Shtabi i emergjencës për të ndihmuar banorët.
Në qarkun Lezhë:
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore:
· në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.
Në qarkun Tiranë:
Në qarkun Elbasan:
Në qarkun Korçë:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Vlorë:
Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
· në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
Në qarkun Gjirokastër, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.