in

Miqësorja Francë-Shqipëri 1-1. Kuqezinjtë në formë të shkëlqyer

Lorik Cana: “Rezultati konfirmon rritjen tonë si grup”
Rama: “Kuqezinjtë e bëjnë të madhe, Shqipërinë e vogël!”

Përfaqësuesja Shqiptare e futbollit ka barazuar me rezultatin 1-1 me Francën. Një rezultat historik për kuqezinjtë të cilët kanë arritur “të marrin një pikë” përballë një kundërshtari të fortë, që ka fituar në të shkuarën kampionatin Europian të futbollit dhe botëror.

Miqësorja e luksit, që u zhvillua në stadiumin “Route De Lorient” 29.376 vendesh në Rennes, në 45 minutat e para të lojës ka dhuruar vetëm 1 gol, atë të Mërgim Mavrajt, i cili përfitoi mjaft mirë nga një kros i Agollit nga e majta e sulmit shqiptar. Aksioni i golit mund të themi fare mirë ishte një skemë që u provua edhe më parë, por që Lorik Cana nuk mundi të shënojë, duke e dërguar topin sipër traversës së portës franceze. Pjesa e dytë foli për francezët që barazuan rezultatin përmes të sapo të futurit në lojë, Griezman në minutën e 73’.

Barazimi në Francë është konfirmim i ri i formës së mirë dhe rritjes së lojës që kuqezinjtë përjetojnë nga ndeshja në ndeshje.

Në përfundim të takimit me Francën, disa prej protagonistët në deklaratat e tyre dhënë mediave, njëgojazi thanë se barazimi me Francën konfirmon forcën e kuqezinjve.

“Ky rezultat konfirmon rritjen tonë si grup. Është një rezultat që shton besimin dhe na jep krahë për të vijuar rrugëtimin tonë drejt Francë 2016”, theksoi Cana në përfundim të takimit. Trajneri i kombëtares, italiani Gianni De Biasi u shpreh shumë i kënaqur nga kuqezinjtë: “Më shumë se rezultati më pëlqeu  reagimi i lojtarëve pas 10 minutave të para të lojës. Jam i kënaqur me të gjithë”. “Tani kemi Italinë, ku duam sërish një rezultat pozitiv” kujtoi ai.

Edhe mesfushori Andi Lila tha se kombëtarja shqiptare është një skuadër që duhet të hyjë në Europë: “Do të ishte e jashtëzakonshme po të fitonim këtu, por ne tashmë jemi më të vetëdishëm për forcën tonë. Duam të dalim në Europian”.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” përgjatë gjithë lojës duke përgëzuar djemtë.  Pas golit të Mavrajt kryeministri shkroi: “Bravoo… Miqësore po prapëseprapë është Franca dhe ka shumë lezet!”.
Në fund të ndeshjes, Rama u shpreh krenar për sa dhanë kuqezintjë: “Ska gjë, rëndësi ka që ndeshja bëhet mes të barabartësh dhe kjo është shumë për ne, Shqipërinë e vogël, që ‪#‎kuqezinjte e bëjnë të madhe!”

Gazzetta dello Sport: “Che bella Albania”

La Gazzetta dello Sport: “Che bella Albania”

Sa “e fuqishme” është pasaporta që kemi