in

Mistere të Italisë{br}12/12/1969: kryedata e terrorizmit italian

Në një nga artikujt e tij të fundit, që për saktësinë dhe për dritën që hedh mbi çështjen duhet të citohet i tëri, Pier Paolo Pasolini shkruante:

Unë i di emrat e përgjegjësve të masakrës së 12 dhjetorit 1969 në Milanos.
Unë i di emrat e përgjegjësve të masakrave të Breshës dhe të Bolonjës në muajt e parë të vitit 1974.
Unë i di emrat e “kreut” që ka manovruar, pra, fashistët e vjetër ideatorë të grushtit të shtetit, neofashistët autorët materialë të masakrave të para, dhe së fundi, autorët “e panjohur” materialë të masakrave më të afërta në kohë.
Unë i di emrat që kanë administruar dy fazat e ndryshme, madje të kundërta të tensionit: një fazë të parë antikomuniste (Milano 1969) dhe një fazë të dytë antifashiste (Bresha e Bolonja 1974).
Unë i di emrat e grupit të të fortëve që, me ndihmën e CIA-s (dhe, më pas, të kolonelëve grekë dhe të mafies), në fillim kanë krijuar (për më tepër duke dështuar mjerisht) një kryqëzatë antikomuniste, për t’i vënë një arnë/mballomë 1968-s, dhe më pas, gjithmonë me ndihmën dhe frymëzim nga CIA, u ringritën me një virgjëri antifashiste, për të arnuar dështimin e referendumit.
Unë i di emrat e atyre që, nga një meshë në tjetrën, kanë dhënë dispozita dhe u kanë siguruar mbrojtje politike gjeneralëve të vjetër (për t’i mbajtur në këmbë, si rezervë, organizimin e një grushti shteti të mundshëm), neofashistëve të rinj, apo më mirë neonazistëve (për të krijuar konkretisht tensionin antikomunist) dhe së fundi kriminelëve ordiner, deri këtë çast e ndoshta për gjithmonë, pa emër (për të krijuar tensionin e mëpasshëm antifashist).
Unë i di emrat e personave seriozë e të rëndësishëm që qëndrojnë pas ca personazhesh komikë si ai gjenerali i Policisë pyjore që ishte me shërbim në Città Ducale (ndërsa pyjet digjeshin), apo pas personazhesh gri dhe krejtësisht organizative si gjenerali Miceli.
Unë i di emrat e personave seriozë e të rëndësishëm që qëndrojnë pas të rinjve tragjikë që kanë zgjedhur mizorinë vetëvrasëse fashiste dhe pas keqbërësve ordinerë, sicilianë e jo sicilianë që u vunë në dispozicion si vrasës.
Unë i di të gjithë këta emra dhe të gjitha këto fakte (atentate institucioneve dhe masakra) për të cilat janë fajtorë.
Unë i di. Por nuk kam provat. Nuk kam as shenja provash.
Unë i di sepse jam një intelektual, një shkrimtar, që përpiqet të ndjekë gjithë çka ndodh, të mësoj gjithë çka shkruhet, të imagjinoj gjithë çka nuk dihet apo heshtet; që bashkërendit faktet edhe të largëtat, që mbledh copa të paorganizuara e fragmentare të një kuadri të plotë koherent politik, që rivendos logjikën aty ku duket se mbizotëron arbitrariteti, çmenduria dhe misteri. E gjithë kjo bën pjesë në profesionin tim dhe në instinktin e profesionit tim.
(…) Besoj, për më tepër se shumë intelektualë e shkrimtarë të tjerë ta dinë atë që unë di si intelektual e shkrimtar. Se rindërtimi i së vërtetës mbi çka ka ngjarë në Itali pas 1968-ës nuk është dhe aq i vështirë.

 

“Origjina jonë”{br}Zafina Vasa në Antrodoko, krah Lin Delisë

110 mijë euro për ish rojen e stadiumit të Barit të gushtit 1991