in

Modena Arrestohet 20-vjeçari, taksist i prostitutave

Të martën arrestohet, të mërkurën dënohet me një vit burg e 800 euro gjobë, 20-vjeçari shqiptar S.A. që shoqëronte prostitutat në “vendin e punës” e kur këto nuk kishin të holla, pranonte edhe pagesën “në natyrë”

Romë, 23 gusht 2012 – Një njëzetvjeçar shqiptar (me iniciale S.A.), pa precedëntë penalë, rezident në Savignano sul Panaro të provincës së Modenës është arrestuar të martën nga karabinierët me akuzën e favorizimit të prostitucionit.

Djali me makinën e të ëmës, një Ford Fiesta, shoqëronte disa vajza prostituta, kryesisht bullgare dhe serbe, nga shtëpitë e tyre në një rrugë që lidh Modenën me Reggio Emilian.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, për ta paguar për rrugën, prostitutat kur nuk kishin të holla i ofronin “shërbimet” e tyre.

S.A. është arrestuar nga karabinierët të martën pas mesnate në rrugën Emilia Ovest dhe është çuar në kazermë. Dje në mëngjes është procesuar me gjyq të përshpejtuar dhe është dënuar me një vit burg dhe 800 euro gjobë.

 

Dy shqiptarë ekstradohen nga Italia në Shqipëri

Shqipëria në Paralimpiadë falë këmbënguljes së Haki Dokut