in

Mogherini: Tirana po tregon një dëshirë të pabesueshme për reforma

“Evropa duhet të vazhdojë me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor e Turqi. Në të mirë të saj dhe të vendeve që synojnë anëtarësimin”. Deklarata e shefes së re të Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Romë, 3 shtator 2014 – E sapozgjedhura në krye të politikës së Jashtme të BE-së, ministrja e jashtme italiane, Federica Mogherini është prezantuar dje para Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian ku ka ilustruar prioritetet e gjashtëmujorit të presidencës italiane. për dy orë, veç temave të nxehta si degjenerimi i konfliktit Rusi-Ukrainë apo i atyre në Lindjen e Mesme, Mogherini ka folur edhe për Ballkanin perëndimor.

Veçanërisht për Shqipërinë, Mogherini ka pohuar se qeveria e Tiranës ka dëshmuar muajt e fundit “një dëshirë të pabesueshme për vënien në jetë të reformave”, gjë që është vlerësuar nga BE me dhënien Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Gjithashtu ka theksuar edhe që qeveritë e Prishtinës dhe Beogradit po dëshmojnë vullnet të fortë për vazhdimin e dialogut mes tyre.

Ajo ka deklaruar me bindje se zgjerimi i Evropës në Ballkanin perëndimor (por edhe në Turqi) duhet të vazhdojë, për t’u dhënë atyre vendeve një shtysë të mëtejshme për reforma, për të garantuar atje por edhe në BE, qëndrueshmëri, siguri dhe progres ekonomik.

Kryeministri shqiptar ka përshëndetur fjalën e Mogherinit me një koment të shkurtër në Facebook. “Shefja e re e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian deklaron “Shqipëria gjatë mujave të fundit ka performuar tepër mirë në drejtim të reformave, si edhe të vullnetit për të kryer reforma. Vendimi i Këshillit qershorin e kaluar, është potencialisht kontributi i duhur që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e reformave”” shkruan Edi Rama.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Bari. Për vrasjen e Flori Mesutit arrestohet 22-vjeçari Francesco Caldarola

Concorsi pubblici. Cassazione: “Non è discriminatorio escludere gli stranieri”