in

Napoli. Behrami kërcënohet me pistoletë në kokë dhe i vidhet ora e dorës

I sapombërritur këtë sezon në skuadrën e Napolit, mbrëmë Valon Behramit i është vjedhur ora e dorës duke e kërcënuar me pistoletë. Dhe duket se nuk është i pari nga lojtarët e skuadrës që pëson grabitje të tillë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20.30 në lagjen Chiaia në qendër të Napolit. Behrami ishte duke parkuar makinën e tij e ndërsa po dilte prej saj i janë afruar me motoçilketë dy persona me kaskë në kokë dhe të armatosur. I kanë drejtuar pistoletën në kokë duke i kërkuar t’u dorëzonte orën e dorës, të një marke goxha të shtrenjtë. Behrami ua ka dorëzuar pa e zgjatur dhe hajdutët janë larguar në drejtim të lagjes Fuorigrotta.

Behrami, pa hezituar ka shkuar në komisariatin Sanferdinando e ka denoncuar menjëherë grabitjen e pësuar.

Muajt e shkuar, ngjarje të tilla u kanë ndodhur edhe grave të lojtarëve Pocho Lavezzi dhe Marek Hamsik, si edhe sulmuesit Edinson Cavani apo mbrojtësit Salvatore Aronica.

Shërbimi civil. Gjykata konfirmon: “Të marrin pjesë edhe për të rinjtë e huaj”

Adrian Paci. La prima mostra personale alla Galleria Nazionale del Kosovo