in

Napolitano uron popullin shqiptar për 100 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit shqiptar Bujar Nishani. Në mesazhin e tij, Napolitano vlerëson marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shpreh edhe një herë mbështetjen e Italisë në rrugën e integrimit integruese të Shqipërisë.

“Me rastin e festës kombëtare e në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dëshuroj t’Ju përcjell, në emrin tim personal dhe të popullit italian, urimet më të mira për begatinë e kombit mik shqiptar.
Historia e Popujve tanë është e lidhur ngushtë prej kohërave të lashta. Sot marrëdhëniet tona të veçanta e të forta, ato bazohen në vlera e qëllime të përbashkëta si dhe në angazhimin tonë për integrimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare në gjirin e Aleancës së Atlantikut. Dëshiroj t’Ju përgëzoj për sukseset e arritura nga Shqipëria në kuadër të procesit të përafrimit në Bashkimin Europian. Italia mbështet dhe përkrah vijimin e këtij rrugëtimi virtuoz.
Me këto ndjenja Ju shpreh urimet më të ngrohta e të përzemërta për mirëqenien Tuaj dhe të Popullit shqiptar” lexohet në mesazhin e Presidentit italian, Giorgio Napolitano.

Për ty Atdhe – Dhuratë në 100 vjetor

Urime nga mbarë bota për 100 vjetorin e Pavarësisë