in

Ndalohet në aeroport me 80 mijë euro në valixhe

Do të marrë avionin me mëse 80 mijë euro në valixhe, i sekuestrohet një pjesë e mirë e parave

Romë, 26 shtator 2012 – Një shtetas shqiptar që udhëtonte drejt Madridit është ndaluar në aeroportin Marconi të qytetit të Bolonjës. Në bagazhin e dorës, të paketuara më së miri,  i janë gjetur 83.050 euro që ai nuk kishte deklaruar. Një pjesë e parave është sekuestruar nga punonjësit e Zyrës së Doganës së aeroportit.

Sipas normave në fuqi, lejohet kalimi i kufirit me shuma parash deri në 10 mijë euro. Në bazë të nenit 3 të Dekretit legjislativ 195/2008, për hyrje ose dalje nga territori italian më një shumë prej ose mbi 10 mijë eurosh, duhet të paraqesë një deklaratë të posaçme pranë Agjencisë së Doganave. Deklarata mund të dërgohet më parë nëpërmjet internetit ose të dorëzohet dorazi kur kalohet kufiri.

Shkelja e normativës mbi valutën dënohet me:

– sekuestrimin administrativ të 40% të shumave mbi ato të lejuarat
– aplikimin e një sanksioni administrativ deri në 40% të shumës mbi kufirin e lejuar

Në rastin e transferimit të parregullt të shumave nën 250.000 euro, dhe nëse gjatë vitit të fundit personi nuk ka shkelur më parë këtë normë valutore, ai mund të kërkojë të shlyejë shkeljen me pagimin brenda 10 ditëve të gjobës së reduktuar në 5% të shumës. Nëse paguajnë 5% menjëherë, paratë nuk u sekuestrohen.

Leggi anche: Con quanti soldi in tasca posso passare la frontiera?

 

 

Sanatoria. Kërkesat me hapin e breshkës

Il ministro norvegese della cultura? Una giovane musulmana