Vetëm pak më parë kryeministri Rama e qeveria e tij kanë bërë betimin para presidentit Nishani, e ndërkaq vërehet se janë përtërirë faqet zyrtare të Këshillit të Ministrave në adresën www.kryeministria.al. Ueb-site është krejtësisht i ri në formë. Është i ndarë në Newsroom, Qeveria, Programi, Multimedia, Blog, Kontakte.
Në këtë ditë të parë, natyrisht janë ende të varfra Newsroom, Multimedia, por jo Blog (që të çon në faqen www.edirama.al), as Qeveria e Programi në të cilat mund të gjenden prezantimet e ministrave dhe programi i qeverisë i ndarë në kapituj.
Ende nuk janë përtërirë faqet internet të ministrive siç shihet nga një kontroll i thjeshtë on-line.
Ndërsa web-site i Kuvendit është po ai i viteve të fundit, natyrisht i përditësuar me seancat e shtatorit, që shohin si kryetar të parlamentit shqiptar Ilir Metën e jo më Jozefina Topallin.
Ja si është akoma web-site i ministrisë së Brendshme: